Ky gabim që bëni çdo mëngjes nuk ju lejon të humbni peshë

653
Nëse i ke vënë qëllim vetes që këtë vit të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin. Dhe sukses në humbjen e kilogramëve do të kesh vetëm atëherë kur të kesh gjetur mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës.
Por, shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.
Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret: “Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, – tha Jenny Sugar, dietologe.
Ke nevojë për ide? Dietologia nga New York-u, Regina Fazzini, thotë se kjo është një nga gjërat më të mira që duhet bërë çdo mëngjes nëse doni të humbni peshë: “Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar, kështu që unë gjithmonë e rekomandoj fillimin e ditës me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji. Vezë, tërshërë, por edhe receta të tjera të pasura me proteina për mëngjes janë zgjidhje të mira!”
Bëje objektiv të këtij viti. Nëse do të hash mëngjes, do të humbasësh peshë.
Sigal

Imazh i ngjashëm