Ky frut i vogël bën mrekullira. Ja efekti i qershive në trupin tonë…

577
Sigal

Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha ushqyese, ku cilësohen si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë. Duke nisur nga rreziku për zemrën, mbron nga kanceri e nga shumë sëmundje të tjera.

Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm.

Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi.

Qershitë na sigurojnë nga sulmi në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës. Po ashtu, sipas disa studimeve, qershitë kanë rol edhe në parandalimin e nisjes së kancerit, për shkak të përmbajtjes vitaminoze dhe fibrore, si edhe në reduktim të inflamacionit dhe lehtësim të dhimbjeve.

Forcon kujtesën- Mos iu ndani qershive këtë sezon sepse ajo shërben për të forcuar kujtesën. Kjo ndodh për shkak të një komponent që gjendet tek kokrrat e ëmbla , e njohur si anthocyanin. Shkencëtarët kanë provuar se ky përbërës është i mirë për trurin. Përveç forcimit të kujtesës, qershia ndihmon në parandalimin e humbjes së saj.

Ata që konsumojnë më shumë qershi, kanë më shumë shanse që të bëjnë edhe gjumë të mirë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Melatonin është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit.