Sigal

Është një frut jo vetëm i bukur, por edhe me shumë përfitime për shëndetin e njeriut. Pjeshkët përmbajnë sasi të shumta kaliumi dhe vitamine C dhe A. Ato kanë veti diuretike dhe laksative, ndihmojnë dhe stimulojnë tretjen e ushqimit.

Ju mund t’i përftoni vlerat e këtij fruti duke e konsumuar atë edhe si çaj. Zieni gjethet e frutit dhe do të shihni se ato janë një ilaç shumë i mirë natyral, që shkatërron parazitët e zorrëve.

Pjeshkët e thata kanë përqendrim më të lartë të ushqyesve, por jini të vetëdijshëm se shumica e pjeshkëve të thata që tregtohen janë trajtuar me dioksid squfuri, për të përmirësuar ngjyrën dhe për të jetuar më gjatë. Kështu që nëse blini pjeshkë të thata të paketuara, sigurohuni që më parë të lexoni etiketën, nëse jeni alergjikë ndaj squfurit.

Ashtu si kushërira e tyre, bajamja, farat e pjeshkës përmbajnë një substancë toksike e njohur si acid hidrocianik apo cianide, e cila duhet të shmanget. Gëlltitja e sasive të mëdha të farave të pjeshkës mund të jetë fatale.