Kurimi i morthit në mënyrë natyrale

2714
Sigal

Ekspertët këshillojnë përzierje specifike bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë

I ftohti i stinës së dimrit tek shumica e njerëzve sjell shumë probleme shëndetësore, por edhe probleme estetike të lëkurës. Një nga problemet e shumta është edhe morthi.

Morthi është një acarim i lëkurës së duarve dhe këmbëve që shkaktohet nga i ftohti dhe lagështira. Shenjat tipike janë ënjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në mavi. Morthi lokalizohet kryesisht tek gishtat, te gjunjët, te hunda dhe veshët, me kruajtje fillestare të rënda dhe dhimbje. Për t’ a parandaluar morthin i cili shkaktohet nga moti i ftohtë, ju duhet të vishni çorape të trasha, doreza dhe këpucë të ngrohta të përshtatshme për dimër. Në raste të veçanta te këpucët mund të vendosni taban termik. Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë. Por nëse duart tuaja janë të plasaritura dhe me morth ne ju sugjerojmë disa mjekime natyrale për të cilat mund të konsultoheni edhe me mjekun tuaj të familjes:

Përzierje bimore.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf