Kurë për sëmundjen e Alzhaimerit? Shkenca jep shpresa për të ardhmen

615
Sëmundja e Alzhaimerit, e njohur ndryshe edhe si sëmundja e harresës së thellë, për momentin nuk ka një kurë, por vetëm disa mënyra trajtimi se si të vonohen disi pasojat më të rënda të sëmundjes. Njerëzit me këtë sëmundje nervore gjejnë vështirësi në raportet në familje, apo në punë. Gjeni përgjegjës për këtë sëmundje shkakton sintezën e proteinave që ulin numrin e qelizave nervore.
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar një kurë të mundshme të kësaj sëmundjeje. Kura është pjesë e terapive të zëvendësimit të gjeneve dhe ky eksperiment është kryer në dy popullata me minj laboratorik, të cilët “vuanin” prej kësaj sëmundjeje. Tek ata u injektua drejtpërdrejt në tru gjeni i ri dhe u vu re se pas katër muajve të zëvendësimit të gjenit jonormal me gjenin normal të sapo gjetur, në kavjet që u bë zëvendësimi, u reduktua ndjeshëm sasia e proteinave të dëmshme që ulnin numrin e qelizave nervore. Dhe jo vetëm kaq, por u vunë re edhe përmirësime të dukshme të kujtesës ku kavjet arrinin të largonin nga kafazi i tyre objekte të panjohura dhe të vendosnin aty objektet që i konsideronin si familjare, pra që i kishin vënë re edhe më parë pranë kafazit të tyre. Ndërsa në popullatën me kavje ku nuk u bë ky zëvendësim, sasia e po të njëjtave proteina ishte rritur.
Nga ky eksperiment i kryer disa herë, shkencëtarët kanë hedhur hipotezën se kjo kurë mund të jetë tepër e vlefshme për trajtimin e sëmundjes së Alzhaimerit. Ata shprehen se ende është shumë herët që kjo metodë të gjejë përdorimin në klinikë, sepse ende nuk e dinë se si mund të reagojë trupi i njeriut ndaj zëvendësimit të këtij gjeni.
Sigal