Kura me hudhra mund të shërojë këto sëmundje

2065
Sigal

Hudhra është një ushqimet më të mira për organizmin e njeriut . Përdorimi i saj i rregullt çdo ditë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve.
Kura e mëposhtme ka dy përbërës.

Përbërësit:

250 ml alkol i pijshëm (40 gradë) ose raki.
350 gramë hudhër.

Përgatitja:

Qërojini hudhrat dhe hidhini në një kavanoz.
Shtoni alkolin dhe mbylleni kavanozin me kapak.
Mbajeni në frigorifer për 10 ditë.
Pas 10 ditësh filtrojeni lëngun dhe mbajeni në frigorifer për 3 ditë të tjera.

Si Duhet Përdorur Kura
Për përdorimin e tretësirës duhet të përdorni një pikatore.
Ditën e parë, përpara se të hani mëngjes duhet të merrni një pikë, më pas dy pika përpara drekës dhe tre pika përpara darkës.

Ditën e dytë, duhet të merrni 4 pika përpara mëngjesit, 5 përpara drekës dhe 3 përpara darkës.

Ditën e tretë duhet të konsumoni 7 pika përpara vaktit të parë, 8 pika përpara drekës dhe 9 pika përpara darkës.

Në ditën e katërt duhet të merrni 10 pika përpara mëngjesit, 11 përpara drekës dhe 12 përpara darkës.

Ditën e pestë duhet ta rrisni dozën në 13 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.

Në ditën e 6-të duhet të merrni 15 pika përpara mëngjesit  14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.

Në ditën e 7-të duhet të merrni 12 pika përpara mëngjesit, 11 pika përpara drekës dhe 10 pika përpara darkës.

Në ditën e tetë duhet të merrni 9 pika përpara mëngjesit, po aq përpara drekës dhe 7 pika përpara darkës.

Në ditën e nëntë duhet të merrni 6 pika përpara mëngjesit, 5 pika përpara drekës dhe 4 pika përpara darkës.

Në ditën e fundit merrni tre pika përpara mëngjesit, 2 pika përpara drekës dhe një pikë nga tretësira përpara darkës.

Konsultohuni me mjekun e familjes nëse vuani nga sëmundje të ndryshme kronike.