Kur duhet të realizohen operacionet në zemër

661
Operacioni i hapur në zemër është më i sigurt në qoftë se realizohet pasdite, kjo për shkak të orës biologjike të organizmit, kanë deklaruar shkencëtarët.
Ora biologjike e trupit, apo ndryshe ritmi kardiak, është arsyeja që ne flemë gjatë natës, e që gjithashtu nxit ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon trupi ynë.
Studimi, i publikuar në Lancent, sugjeron që zemra është më e fortë dhe e përjeton më mirë operacionin gjatë pasdites se sa në mëngjes.
Mjekët kanë parë komplikimet, duke përfshirë këtu edhe sulmin në zemër dhe vdekjet, pas operacioneve, ku kanë zbuluar:
– 54 nga 298 pacientë të mëngjesit kishin përjetuar ngjarje negative.
– 28 nga 298 pacientë të pasdites kishin përjetuar ngjarje negative.
– Pacientët e pasdites e kishin rrezikun e përgjysmuar
– Një ngjarje negative mund të evitohet në çdo 11 pacientë të operuar pasdite.
Sigal