Kundër Kallove – Kurat natyrale që mund t’i bëni në shtëpi

877
Sigal

Kallot janë një problem shqetësues për shumë njerëz në Shqipëri.

Këto shtresa të trasha e të forta të lëkurës së vdekur formohen kryesisht në duar dhe këmbë.

Kallot në shputën e këmbës janë më të mëdha dhe më të vështirë.

Kallot ndërmjet gishtave janë më të vogla dhe më të thjeshta për tu menaxhuar.

Ato marrin ngjyra gri ose të verdhë dhe ngjajnë shumë me një xhungë.

Kallot në përgjithësi nuk janë të dëmshme por ndonjëherë mund të shkaktojnë infeksione.

Kallot në këmbë mund të shkaktojnë shumë vështirësi dhe dhimbje gjatë ecjes.

Kallot mund të zhduken lehtë me kurën e duhur.

AgroWeb.org ju sjell 6 prej tyre në artikullin e mëposhtëm.

Vaj kastori dhe uthull molle

Mbushni një legen me ujë ku keni hedhur pak shampoo trupi.

Shtoni një filxhan me uthull molle dhe më pas zhytini këmbët në ujë për të paktën 15 minuta.

Kallot mund të zbuten ndjeshëm dhe më pas mund t’i fërkoni me vaj kastori.

Lëkurat do të largohen dhe zbuten pas një trajtimi të tillë 10 ditor.

Trajtim me vitaminë E ose A

Merrni kapsula me vitaminat A ose E dhe fërkojini kallot me të përpara se të bini për të fjetur.

Vishni çorape pambuku dhe flini gjumë.

Përsëriteni çdo natë deri sa xhunga të jetë zhdukur.

Limoni

Përpara se të shtriheni për të fjetur, prini lëkurën e limonit dhe vendoseni mbi kallot e vogla që formohen në gishta.

Mbështilleni me një napë dhe vishni çorape të bardha.

Përsëriteni çdo natë deri sa kalloja të ikë.

Qepa

Merrni një fetë qepë dhe futeni në një enë qelqi.

Mbulojeni me uthull molle dhe enën vendoseni në një vend të ngrohtë.

Më pas në mbrëmje, qepën vendoseni mbi kallo duke e mbështjelle me një fashë që të qëndrojë e palëvizur teksa flini.

Përsëriteni këtë rregullisht deri sa kalloja do të zbutet mjaftueshëm për tu hequr thjesht.

Buka

Zhysni një fetë bukë në një enë të mbushur me uthull molle dhe vendoseni mbi kallo duke e mbuluar me fashë, qese plastike dhe më pas një çorape.

Të nesërmen kalloja do të jetë zhdukur.

Aspirina

Pluhurin e 5-6 aspirinave përzijeni me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe pak ujë.

Vendoseni masën e krijuar mbi kallo dhe mbështilleni këmbën me një peshqir të ngrohtë dhe qese plastike.

Pas 10 minutash do të zbuloni se kalloja do të jetë zbutur ndjeshëm.