Kujdesi që duhet të tregojnë diabetikët për lëkurën dhe këmbët

485
Sigal

INTERVISTA/ Flet për suplementin “Mjeku në familje”, Dr. Theodhor Duma: Ja disa këshilla të rëndësishme

Lëkura është një organ shumë i rëndësishëm i trupit të njeriut. Ajo mbulon dhe mbron çdo gjë brenda trupit. Pa lëkurën njerëzit me muskuj kocka dhe organe do të dukeshin qesharake. Lëkura bashkon çdo gjë brenda trupit, ajo mbron kockat, mban temperaturën e trupit në gjendje normale, na lejon të ndjejmë çdo prekje ose ngacmim të jashtëm, të mbron dhe të izolon nga uji, dielli dhe agjentet ekstreme të temperaturës si dhe nga helmet e kimikatet e ndryshme. Gjithashtu ajo pengon substancat bakteriale dhe pengon infeksionet. Lëkura është e mbuluar nga miliona sensorë nervorë që informojnë trurin e njeriut në çdo moment se çfarë ndodh jashtë tij. Por lëkura për shkak të pakujdesisë pëson edhe dëmtime. Madje ndër dëmtuesit kryesor renditet edhe sëmundja e diabetit. Dhe konkretisht se çfarë kujdesi duhet të tregojnë diabetikët për lëkurën dhe këmbët e tyre e shpjegon për suplementin “Mjeku në familje”, Dr. Themodhor Duma.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf