Kujdesi për zemrën gjatë dimrit

571
Sigal

Miokardi që mund të jetë fatal për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm

Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë. Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë. Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë. Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.