Kujdesi për shëndetin/ Disa këshilla për të përballuar të nxehtin gjatë verës

539
Çdo vit, nxehtësia dëmton shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të moshuarve. i nxehti bëhet shkak për rraskapitjen, infarktet e zemrës ose konfuzionet dhe mund të bëjë më keq për sëmundjet e zemrës. Valët e të nxehtit projektohen të rriten, për shkak të ndryshimit klimaterik, por ndikimet e tyre mbi shëndetin janë të parandalueshme.
Këshillat
Mbani shtëpinë të freskët, kontrolloni temperaturat rregullisht. Ideale do të ishte të mbanit temperaturat poshtë 32°C gjatë ditës dhe 24 °C natën. Vendosni grila përgjatë dritareve me diell, hapni dritaret natën dhe herët në mëngjes, dhe varni peshqirë të lagur për të freskuar ajrin e dhomës, që mund të ndihmoj të uli temperaturat e brendshme. Qëndroni larg nxehtësisë. Rrini tek dhoma më e freskët e shtëpisë, sidomos natën.
Shmangni të dalin jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës. Shmangni aktivitetin e lartë fizik, nëse keni mundësi. Qëndroni në hije. Mos lini fëmijët ose kafshët brenda makinave të parkuara. Mbajeni trupin e freskët dhe të hidratuar. Bëni dushe ose banjo me ujë të freskët. Vishuni lehtë, rroba të gjëra me materiale natyrore. Vendosni kapele me borsë të gjerë ose me strehë dhe gjyslyke. Përdorni çarçaf dhe mbulesa të lehta, pa mbushje, që të evitoni akumulimin e nxehtësisë.
Pini rregullisht, por evitoni alkoolin dhe shumë kafeinë dhe sheqer. Hani porcione të vogla, dhe më shpesh. Evitoni ushqimet që janë të larta në proteina. Ndihmoni të tjerët, kontrolloni familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët kalojnë shumicën e kohës vetëm. Të moshuarit ose njerëzit e sëmurë që jetojnë vetëm duhet të shikohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë ilaçe, pyesni mjekun që e trajtojnë sesi mundet ti ndikojë në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup.
Sëmundjet
Ruajini ilaçet poshtë 25 °C ose në frigorifer (lexoni instruksionet e ruajtjes dhe paketimit). Kërkoni këshilla mjekësore nëse vuani nga ndonjë kushtëzim mjekësor kronik ose nëse jeni duke marrë mjekime të shumëllojshme. Nëse juve ose të tjerët nuk ndiheni mirë, keni marrje mëndsh, deboles, me ankth, jeni shpesh të etur ose keni një dhimbje koke, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut. Lëvizni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur, dhe masni temperaturën e trupit tuaj.
Pini ujë ose lëng frutash për tu rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, nëse keni spazma të dhimbshme muskulare. Pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite dhe kërkoni ndihmë nëse ngërçet e nxehtësisë zgjasin më shumë se një orë. Konsultoni mjekun tuaj, nëse ndiheni simptoma të pazakonta ose nëse simptomat vazhdojnë. Nëse dikush ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë deri në delirë, dridhje ose është i pavetëdijshëm, thërrisni mjekun ose ambulancën menjëherë.
“Pini ujë ose lëng frutash për tu rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite”
Këahillat nga ISHP
Kujdesuni për vetën
Vishuni lehtë me veshje të gjera prej pambuku dhe me ngjyra të hapura
Konsumoni sa më shumë ujë
Mbani ujë në frigorifer dhe merrni gjithmonë me vete një shishe me ujë sa herë dilni nga shtëpia
Mos pini jashtë shtëpisë
Shmangni kafeinën dhe pijet alkoolike gjatë verës pasi ato nxisin dehidrimin
Konsumoni fruta të freskëta
Konsumoni sa më shumë sallatë dhe fruta që përmbajnë ujë, si shalqi apo pjepër, 
Mos qëndroni gjatë në diell
Shmangni qëndrimin e gjatë në diell. Përdorni kapele dhe krem për të mbrojtur lëkurën
Ulni ritmin e aktivitetit fizik
Reduktoni ose eliminoni ushtrimet e rënda fizike gjatë verës ose bëjini ato në orët e freskëta të ditës
Kujdes çfarë hani gjatë verës
Ushqime të tilla si mishi apo produktet e tjera që çlirojnë nxehtësi, rrisin gjithashtu humbjen e ujit.
Mbroni sytë
Përdorni syze dielli që ju mbrojnë nga rrezet UV
Bëni dush
Në një ditë të nxehtë këshillohet të bëni 2-3 dushe në ditë
Mbajeni larg diellin nga shtëpia
Përdorni perdet e errëta dhe mbyllni dritaret gjatë orëve të nxehta për të shmangur futjen e vapës në shtëpi
Sigal