Kujdes: Ja disa nga ushqimet dhe ilaçet që nuk duhen përzierë

521
Sigal

Shumë
prej këtyre kombinimeve të ushqimeve mund të jenë fatale. Marrja e ushqimeve
mund ta bllokojë ose shpejtojë efektin e ilaçeve. Këto ushqime pengojnë
tretjen, bllokojnë shpërbërjen dhe imitojnë veprimin e ilaçit.

Ja tre
ndërveprimet më të zakonshme të ushqimit me ilaçet

1.
Portokalli i kuq

Portokalli
i kuq përmban një përbërës që mund të bllokojë shpërbërjen e shumë
medikamenteve në organet e brendshme, përfshi disa, por jo të gjitha, ilaçet
për uljen e kolesterolit, (statinat), antidepresivët, ilaçet e migrenës,
holluesit e gjakut, ilaçet e tensionit dhe ilaçet e diabetit.

Por jo të
gjitha agrumet duhet të kufizohen, apo të shmangen. Vetëm portokallet e
Seviljes, kanë një efekt të ngjashëm, edhe kur përdoren si marmelatë.
Portokalliet e tjera janë në rregull. Kufizim do të thotë të mos konsumosh as
një gjysmë portokalli i kuq.

2.
Zarzavate me gjethe të gjelbra/perime

Këto
ushqime janë të pasura me vitaminën K dhe mund të ndërhyjnë me veprimin e disa
holluesve të gjakut. Holluesit e gjakut merren për të parandaluar mpiksjen,
ndërsa vitamina K promovon koagulimin e gjakut. Ndaj duket mbajtur parasysh që
të përdoren në sasi të kufizuara. Është mirë që një dietë ditore të përshkruhet
edhe nga doktori juaj, për shembull, në lidhje me sallatën apo brokolin që
duhet të përdorni. Mbani mend këtë dozë në mënyrë që holluesit e gjakut që ju
merrni të kenë efekt.

3.
Produktet e qumështit/suplementet e kalciumit

Produktet
e qumështit mund të ndërhyjnë në procesin e përthithjes së disa antibiotikëve
dhe suplementeve të hekurit. Prandaj mos i merrni së bashku. Ndërkohë që
kalciumi që gjendet në produktet e qumështit, është I dobishëm për shëndetin.
Megjithatë, mos e teproni me marrjen e shtesave të kalciumit, ndërkohë që
merrni disa ilaçe anti-refluks, që janë të pasura me kalcium, sepse trupit tonë
i duhen 1000 – 1200 mg kalcium në ditë, por jo më shumë. /Gazeta Telegraf/