Kuinoa, drithi më i shëndetshëm

1311
Sigal

Si ta gatuani kuinoan
Kuinoa është një ushqim i veçantë i cili mund t’i bëjë pjatat tuaja jo vetëm të shijshme por edhe delikate.
Gatimi bazë
1 kupë kuinoa
2 kupa ujë ose lëng perimesh ose lëng mishi
pak kripë deti
Shpëlajeni mirë kuinoan me ujë të bollshëm (kjo procedurë është e domosdoshme).
Vendoseni kuinoan e shpëlarë në një tenxhere me ujin dhe kripën dhe prisni të arrijë vlimin.
Ulni forcën e zjarrit dhe e lini rreth 15 minuta të ziejë.
Pas gatimit, kokrrat bëhen disi transparente dhe embrioni shkëputet duke krijuar nje bisht në formë spirale.
Nëse doni që kuinoa të marrë një shije më të fortë mund ta piqni pak minuta para se ta gatuani.
Kombinimet më të mira
E mira është që kuinoa të gatuhet në lëng pule ose perimesh. Mund të tentoni ta gatuani në lëng ku dominon shija e borzilokut dhe në fund e shijoni me pak vaj ulliri të mirë.
Hidheni kuinoan e gatuar sipër perimeve të ndryshme të sallatave tuaja.
I shtoni majdanoz, sherebel, qepë të njomë dhe/ose hudhër.
Kuinoa me fruta – për një mëngjes të pasur në proteina
½ kupë kuinoa (të gatuar)+ ½ kupë tërshërë (të pagatuar)
½ kupë manaferra ose boronica + kajsi + rrush ose mjedër
1 lugë të madhe fara kungulli
3-4 bajame të thërmuara
Përgatitja
I përzieni me qumësht të freskët ose kos natyral ose qumësht bajamesh
Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.