Kthesa e madhe e shkencës. Veshja e hemoglobinës, për të krijuar një gjak artificial të sigurt

496
Shkencëtarët kanë arritur ta shndërrojnë hemoglobinën në polimer duke i hapur rrugë në këtë mënyrë një gjaku artificial. Në një studim në Biomacromolecules, kërkuesit përshkruajnë një zëvendësues gjaku që me mjaft efikasitet mund të transportojë oksigjenin dhe të kërkojë për radikale të lira. Transfuzionet e gjakut mund të shpëtojnë jetë tek pacientët që kanë humbur shumë gjak dhe spitalet jo gjithmonë kanë tipin e duhur. Qelizat e kuqe mbartin proteinën e hemoglobinës e cila mundëson në dërgimin e oksigjenit drejt indeve të trupit. Shkëncëtarët janë përjekur më parë të krijojnë kimikisht një hemoglobin të modifikuar, e cila vetë është toksike, si zëvendësuese e gjakut dhe është në formën e methemoglobinës. Kjo formë e hemoglobinës nuk kap oksigjenin, për më tepër e ul sasinë e tij që çon në organizëm. Gjthashtu prodhimi i methemoglobinës prodhon peroksid hidrogjeni, i cili dëmton qelizat. Në një studim më të fundit të udhëhequr nga dr. Wang Quan nga Insituti i Mjeksisë Transfuzionale, në Pekin donte të shihte nëse “paketimi” i hemoglobinës në një zarf beninj do të çonte në të tilla probleme. Kërkuesit ndoqën një metodë për mbështjelljen e hemoglobinës në polidopaminë ose PDA, e cila është studiuar gjerësisht për aplikime biomjeksore. Nga kërkimet u vu re se hemoglobin e veshur me PDA barte oksigjenin me shumë sukses,ndërkohë që parandalonte formimin e methemoglobinës dhe të peroksid hidrogjenit. Gjithashtu shkaktoi dëmtime minimale dhe veproi si një antioksidant duke kërkuar për radikale të lira. Ndoshta gjithçka po ndryshon.
Sigal