Kripa dhe sëmundjet e zemrës

106

SHKENCËTARËT NË KENIA/ Po vihen në zbatim disa programe që kanë qëllim të ulin 50% marrjen e kripës deri në vitin 2020

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenj në botë dhe tensioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku për këto sëmundje. Tani, disa programe kanë për qëllim për të shkurtuar numrin e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Niveli i lartë i kripës në ushqim mund të shtojë tensionin e gjakut dhe goditjet e zemrës. Shkencëtarë në Kenia nga Kolegji Mjekësor VVeill Cornell thonë se hipertensioni është në rritje befasuese. Problemi është aq i madh sa filloi të zbatohet një program i quajtur SaltSmart. Branka Legetic është koordinatore i programit. “Hipertensioni është problem kryesor në gjithë botën. Në fakt ky problem kontribuon në shumicën e rreziqeve, si dhe në shumicën e sëmundjeve jo-infektive”. Znj. Legetic thotë se shumica e njerëzve nuk i dinë rreziqet nga nivelet e larta të natriumit, kimikat që gjendet në kripë.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf