Krijohet kapelja që mbron rënien e flokëve nga kimioterapia

605
Është krijuar kapelja nga silikoni, e cila është e rehatshme dhe bën që pacientët me rastin e tretmanit të mos ndiejnë kurrfarë dhimbjesh.
Kjo është një shpikje që ju vjen në ndihmë të gjithë pacienteve femra në mënyrë që të lehtësojë mundimet femrave, të cilat duhet patjetër të shkojnë në kimioterapi. Fjala është për sistemin me emrin DigniCap, i shpikur në Amerikë, që vitin e kaluar e lejoi FDA-ja, të cilën tashmë po e provojnë pacientët në 10 spitale amerikane.
Ky sistem punon në parimin e ftohjes, andaj i ftoh flokët, gjë që ngadalëson vdekjen e qelizave në folikula, që ndodhin kur terapia “sulmon”. Deri tani është shënuar se si kjo kapelë u ka ndihmuar madje 7 deri në 10 pacientëve që të ruajnë 50 për qind të flokëve, gjë që është sukses i konsiderueshëm. Çdo aparat ka dy kapela, pra njëkohësisht mund të trajtohen dy persona. Me rastin e tretmanit shënohet gjendja e secilit pacient në mënyrë që të mund të përcillet përparimi dhe të sigurojë të dhënat për mjekët dhe pacientët. “Mundësia e kësaj shpikjeje që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ngrejë vetëbesimin e pacientëve të cilët shkojnë në kimioterapi, u jep mbështetje të madhe pacientëve dhe familjeve të tyre”, deklaroi onkologia Cathie Chung
Sigal