Sigal

Aknet e vogla që shfaqen në krahë janë një gjendje që mund të prekë persona të moshave të ndryshme. Kjo gjendje sjell ashpërsim të lëkurës, skuqje të saj, njolla të errëta. Estetikisht nuk duken bukur dhe mund t’ju sjellin bezdisje, por nga ana mjekësore nuk përbëjnë rrezik..

Këto akne kryesisht shihet tek fëmijët dhe adoleshentët, por vihen re dhe tek të rriturit, madje më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt.

Si ta trajtoni? 

Ka disa trajtime të lëkurës me akne në zonën e krahëve. Trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të mos ndërpritet për disa kohë.

Përdorni locione, sapune ose larës të butë për lëkurën. Gjithashtu, përdorni kremra që përmbajnë alfa hidroksi acide, ure, acid salicilik apo kremra me steroide topik (si: triamcinolon 0.1%).

Masazhoni krahët dy herë në ditë me krem. Rezultatet do t’i vini re pas disa kohësh. Nuk rekomandohen scrubet e forta, pasi ato përkeqësojnë gjendjen e lëkurës.

Trajtime natyrale shtëpiake dhe pa kosto: Vaji i ullirit

Përzieni 2 lugë gjelle vaj ulliri me 3 lugë gjelle kripë.

Me masën e përftuar masazhoni lëkurën për 5-10 minuta dhe më pas e shpërlani me ujë të ngrohtë.

Trajtim natyral shtëpiak dhe pa kosto: Vaji i kokosit

Përzieni 2 lugë gjelle vaj kokosi me 2 lugë gjelle sheqer.

Aplikoni në lëkurën e ashpërsuar dhe me akne masën e përftuar. E mbani për 10 minuta dhe gjatë kësaj kohe masazhoni lëkurën. Në fund shpërlajeni me ujë të ngrohtë.