Kontrabandistët e ilaçeve gjunjëzojnë shtetin

585
Skandali i kontrabandës së ilaçeve, vazhdon të jetë “praktikë” e lejuar prej Ministrisë së Shëndetësisë, paçka se ministri Ilir Beqja del e deklaron publikisht se ka bllokuar çdo “vrimë” të futjes së ilaçeve kontrabandë në Shqipëri dhe se sipas tij, rezulton që në 2 vitet e fundit nuk është futur asnjë “kokërr aspirinë” kontrabandë. Nuk e kemi fjalën për broçkullat dhe mashtrimet për shëndetësi falas, për ulje çmimesh të ilaçeve, për ilaçe të cilësisë së lartë në Shqipëri e për treg të kontrolluar për sigurinë e ilaçeve, mbasi dihet që sektori shëndetësor e farmaceutik në Shqipëri janë një tmerr korrupsioni, lodhjesh, çmimesh të larta të ilaçeve, mungesë ilaçesh nëpër spitale e urgjenca, mungesë pajisjesh e treg ilaçesh vrasëse! Fjala është për kontrabandën e ilaçeve të dirigjuar e kontrolluar si fitim prej bosëve të pushtetit të Rilindjes, që po vazhdon pa asnjë frenim, duke qenë madje edhe “privilegj e monopol” i kompanie farmaceutike të cilat janë të penalizuara prej krimit ekonomik e financiar që kanë bërë me rimbursimet e ilaçeve, së fundi edhe me tregun kontrabandë të ilaçeve, ët kapur prej shërbimit të anti-krimit ekonomik e atij doganor. Rasti i fundit i kontrabandës së ilaçeve është shënuar katër ditë më parë, me arrestimin e zotit Fatos Çausholli, administratorit aktual të kompanisë “Omega Farma”, të emëruar në këtë detyrë pas afro 8 muaj më parë të arrestimit të ish-administratorit (pronarit) të kësaj firme Nadir Çausholli, që njëherazi është djali i administratorit të arrestuar 4 ditë më parë. Ka një fakt që del në dritë edhe pse ministri Beqja ka tentuar duke ëprorur çdo marfiet e fuqi shtetërore, për të fshehur e zhdukur të vërtetën e abuzimeve dhe kontrabandës që bënte firma e tij e “pëlqyer” Omega Fram në tregun e importit dhe tregun e brendshëm të ilaçeve. Kujtojmë që në muajt mars-tetor 2015, gazeta “Telegraf” i ka kërkuar ministrit beqar dhe kryeministrit, drejtësisë dhe shërbimit të antikrimit ekonomik, që të ndalte dhe ndëshkonte aktivitetin e krimit farmaceutik dhe kontrabandës që bëhej me insulinën dhe ilaçet e tjera prej kësaj firme, por ka ministri, shteti dhe drejtësia kanë heshtur. Madje, kur gazeta “Telegraf” denonconte me fakte skandalet dhe abuzimet me importin e ilaçeve pirate e të skaduara, me sasitë e insulinës dhe me faturat e recetat fallto të rimbursimit, Ministria e Shëndetësisë mbronte me ulërima krimin farmaceutik. Dhe kjo mbrojtje deri në bashkëpunim të ahpur zyrtar me krimin, çoi deri ën skandalin që “Omega Farma” e cila ka bosin e saj real në burg për korrupsion e falsifikim faturash dhe recetash me rimbursimiet e ilaçeve, vazhdon e fiton nga 10 tenderë ilaçesh në muaj, por edhe është dekoruar publiskiht nga ish-ministri i Financave të Rilindjes, katër ditë më parë kapet me  400 milionë lekë ilaçe kontrabandë, ndërkoëh që akviteti is aj duhej bllokuar nga shërbimi QKR, doganat, tatimet dhe ministria e Shëndetësisë! 

Njoftimi zyrtar i arrestimit të shefit të “Omega Farma” dhe vazhdimësia e krimit me ilaçet prej kësaj firme
Policia zhvilloi operacionin e koduar “Vitamina”, i cili çoi në pranga dhe një agjent doganor të Doganës së Tiranës. Mësohet se arrestimet janë kryer në flagrancë, në Doganën e Tiranës.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie, rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë. Për të realizuar këtë mosdeklarim, Fatos Çausholli ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi Merlind Berberi, i cili u arrestua për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë. Operacioni u organizua si bashkëpunim i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar. Mësohet se mbi administratorin e “Omega Pharma”, Fatos Çausholli 75 vjeç, banues në Tiranë, u ngrit akuza e kontrabandës me mallra të tjera. Ndërkohë, mbi doganierin Merlind Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor në agjencinë “Etna Al” rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Doganieri Berberi, dyshohet të ketë kryer veprime aktive duke shpërdoruar detyrën. Çështja ndaj tyre kaloi në Prokurorinë e Tiranës”. Mësohet se kompania “Omega Farma” është një kompani e vënë në qendër të akuzave, sidomos me skemën mashtruese të rimbursimit të ilaçeve. Në datën 9 nëntor 2015, shoqëria “Omega Pharma Group”, ka bërë një mbledhje, ku është vendosur emërimi i një administratori të ri. Ortaku i vetëm i kësaj firme Nadir Çausholli, ka emëruar babanë e tij Fatos Çaushollin, duke e shtuar si bashkë-administrator. Ky ndryshim administrimi është bërë, mbasi në datën 15 nëntor 2016 është vendosur largimi i administratorit të shoqërisë zotit Nadir Çausholli, për shkak të arrestimit dhe mbajtjes së tij në arrest për vjedhje me anë të mashtrimit me recetat dhe dokumentet e rimbursimit të ileçeve. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se depoja farmaceutike “Omega Pharma” e drejtuar nga Nadir Çausholli, i ka zhvatur shtetit plot 2.2 milionë euro, duke falsifikuar faturat dhe recetat e depozituara në Fondin e Rimbursimeve në Tiranë për insulinat dhe për ilaçe të tjera, por kryesisht për Insulinë dhe Ketosteril.
——————————- 
Reagimi i kompanisë “Omega Farma” pas arrestimit të administratorit të dytë për kontrabandë 
Në lidhje me ndalimin e Administratorit të “Omega Farma”, sqarojmë se:
1. Vlera e detyrimit doganor prej 6.100.400 leke (te reja) për çdoganimin e mallit qa korrespondon na vleran totale ta faturas prej 241.261 dollarë është paguar totalisht për të gjithë mallin e ngarkuar në 2 kamionë.
2. Një nga 3 faturat me vlerë 554 dollarë, afërsisht 77.000 lekë si produktë promocionale, pavarësisht se dogana u pagua si vlerë, u harrua nga agjenti doganor, që është përgjegjës, të futet në doganë. Kjo është një përgjegjësi e Agjentit Doganor.
3. “Omega Farma” nuk i harton dhe nuk i dergon faturat ne Dogane. Ato shkojne direkt nga kompania derguese me anen e transportuesve te vet te huaj. Pra roli i Administratorit te Omegafarmes dhe cdo punonjesi tjeter te stafit tone eshte joaktiv ne kete kontekst. Omegafarma bën vetëm pagesën totale të detyrimit doganor të cilin e nxjerr dhe e deklaron Agjenti Doganor, në të cilën ka qenë e përfshirë edhe fatura me vlerën 554 dollarë.
Ritheksojmë, se përgjegjësia e dokumentacionit është e Agjentit Doganor, jo nga ana e “Omega Farmës”. Kompania “Omega Farma” nuk e ka shmangur detyrimin doganor. Të dy kamionët që transportonin mallin, ishin të deklaruar dhe ta paguar në doganë. Në mënyrë të padrejtë është ndaluar Administratori, për një detyrim të paguar nga ana e Kompanisë dhe të deklaruar në Doganë…”
———————————————————————————————————-
Gazeta “Telegraf” ka denoncuar në 3 nëntor 2015
Skandali/ 3 ditë pas arrestimit, Ministri Beqja i jep pronarit të “Omega-Pharma” 500 milionë lekë tender ilaçesh
Skandali financiar me rimbursimin e ilaçeve, çoi në pranga në datën 31 tetor 2015, pronarin e kompanisë (depos) farmaceutike “Omega Pharma” me qendër në Tiranë, për abuzim me rimbursimin e ilaçeve me receta false për blerje-shitje fiktive të 2 ilaçeve jetike, për 2 sëmundje: “Insulina” për trajtimin e diabetit dhe “Ketosterili” për trajtimin e veshkave. Në skandal-krimin financiar të rimbursimit fals të ilaçeve, zbuluar disa muaj më parë, sipas urdhër-arresteve të prokurorisë së Tiranës, rezulton se janë përfshirë farmaci e firma farmaceutike private, pronarë, drejtues e punonjës të tyre dhe zyrtarë të lartë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, të cilët së bashku, kanë organizuar dhe realizuar një skemë mashtrimi e vjedhje me rimbursimin e ilaçeve, që paguheshin me fonde nga buxheti i shtetit, ose më saktë nga taksat e shqiptarëve. Sipas prokurorisë së Tiranës, epiqendra e organizimit dhe realizimit të kësaj skeme mashtrimi gjigande me mbi 5 milionë euro është kompania “Omega-Pharma”. Tashmë pronari i “Omega Pharma”, drejtuesi teknik, shefja e financës dhe financierja e kësaj kompanie gjenden prej 5 ditësh në prangat e drejtësisë për akuzën e vjedhjes me mashtrim të fondeve të rimbursimit të ilaçeve në shuma të mëdha e në bashkëpunim. Sipas burimeve konfidenciale nga prokuroria e Tiranës, gazeta “Telegraf” u informua dje, se veprimtaria zyrtare e kompanisë “Omega Phrama” me institucionet dhe shërbimet shtetërore është bllokuar qysh ditën e arrestimit të pronarit e punonjësve të saj, konkretisht më 31 tetor 2015. Por po ndodh skandali tjetër që ka lidhje me përfitimet që shteti i jep kompanisë “Omega Pharma”. Çfarë ndodh? Sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se marrëdhëniet e institucioneve dhe agjencive të shërbimeve shtetërore e për më tepër të ministrave të “Rilindjes” me firmën “Omega Pharma”, jo vetëm nuk janë shkëputur sipas ligjit dhe kërkesës së prokurorisë, por po vazhdojnë normalisht e madje me intensitet si deri sot, me dhënie tenderësh në favor të kompanisë “Omega Pharma”… edhe pas skandalit dhe arrestimit të pronarit e drejtuesve të saj. Skandali ka lidhje me faktin, që 3 ditë pas arrestimit, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka shpallur publikisht firmën “Omega Pharma” si fituese të një tenderi blerje ilaçesh (sasi shtesë) deri në 31 dhjetor 2015, me dosje të firmosur mes palëve Ministri Shëndetësie-Pronar i “Omega Pharma”, ndërkohë që kjo firmë është bllokuar si aktivitet për mashtrim me vjedhje të fondeve shtetërore me aktivitet fals dhe për më tepër i është arrestuar pronari që ka fituar tenderin e shpallur prej komisionit të kësaj ministrie! Me një njoftim zyrtar, të publikuar në “Buletinin e Prokurimeve Publike” Nr. 43, datë 02 Nëntor 2015, Ministria e Shëndetësisë, njofton se ka shpallur fituese kompaninë “Omega Phrama Group shpk”, me NIPT LOl529009P, për tenderin me Nr. Ref: 396/14.09.2015, me objekt “Blerje barna për nevoja spitalore shtesë, deri në fund të vitit 2015, me fondi limit në total: 41 milionë, 380 mijë e 291 lekë të reja pa TVSH, paguar me fonde nga buxheti i shtetit 2015/shpenzime”. Ndërkohë që me vlerën e shtuar 20% TVSH, vlera e tenderit shkon në afro 500 milionë lekë të vjetra. Por tenderët e fituar prej “Omega Phrama” edhe brenda 1 tenderi edhe 3 ditë pas arrestimit të pronarit të kësaj kompanie, nuk përfundojnë tek 500 milionë lekët e tenderit të ilaçeve shtesë, por Ministria e Shëndetësisë i ka akorduar kompanisë “Omega Phrama” edhe një vlerë tjetër shtesë tenderi, me këtë shënim brenda njoftimit të datës 2 nëntor 2015, me tekstin: – “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “OMEGA PHARMA GROUP SHPK”, me NIPT LOl529009P Adresa: Tiranë, Kashar, “Kthesa e Kamzës”, Përballë “Casa ITALIA”, se është shpallur fitues edhe për ofertën e paraqitur për “Lotin 8”, me vlerë në total 685 mijë e 790 lekë pa TVSH, që bashkë me vlerën e shtuar 20% TVSH shkon në afro 8.4 milionë lekë të vjetra, që kësaj kompanie i jepen mbi vlerën e tenderit 500 milionë lekë të vjetra! Ky përbën një skandal të rëndë shtetëror, që duhet çuar përpara drejtësisë, mbasi ligji parashikon dhe përcakton, që cilido individ, apo subjekt, përfaqësues privat apo shtetëror, që në momentin bllokimit si aktivitet, apo prangosjes prej drejtësisë, nuk ka asnjë të drejtë të ushtroj aktivitet e përfaqësim, për më tepër me institucionet shtetërore! Por ja që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja vazhdon t’i akordojë tenderë e të shpall fituese kompaninë mashtruese edhe pas skandalit me ilaçet, duke pranuar e shpallur fituese dosje tenderimesh të firmosura nga pronari i kësaj kompanie, i cili gjendet në prangat e drejtësisë!
—————————- 
Kontrabanda/ Tre kompanitë që imortojnë “Insulinë” në Shqipëri, nuk japin të dhëna
Në Shqipëri janë tre kompani, që sjellin insulinën dhe janë ndër tre kompanitë më prestigjioze dhe më me peshë në botë. Këto tre kompani, importojnë “Insulinë” dhe ilaçet bazë, duke e futur në dogana dhe e shpërndajnë nëpërmjet distributorëve. Janë pikërisht disa nga distributorët dytësorë, të cilët në bashkëpunim me mjekun e familjes, farmacistët, ata kanë realizuar lirshëm dhe madje me leje të ministrisë së shëndetësisë krimin e rimbursimit me receta false. Nëse shteti, do që ta zbuloj deri në fund këtë skandal gjigand me ialçin “Insulinë”, nuk e ka aspak vështirë të zbuloj autorët, masën e krimit, urdhëruesit, përfituesit dhe mbrojtësit shtetërorë të këtij krimi. Mjafton të marrë recetat e mjekëve dhe farmacitë ku është shitur “Insulinë”. Dhe do të konstatojë, se p.sh, 1 farmaci është furnizuar nga “x” distributor dytësor, me 100 Pena “Insulinë” me faturë, por rezulton se ka shitur 300, 500, 1000, 2000 e 3000 “Insulinë”. Atë që fshehin depot dhe faramcitë e ka publikuar ”pa dashje” ministri Ilir Beqja, në një konferencë mjekësore kombëtare në tetor 2014, duke thënë: “Të dhënat me të fundit që kemi, tregojnë se në 12 muajt e fundit ISKSH tetor 2013-tetor 2014, janë rimbursuar çdo muaj rreth 2500 Pena “Insulinë” më tepër, se sa rezulton të jenë importuar në Shqipëri, në krahasim me 3 muaj më parë(korrik-gusht-shtator 2014). Rimbursimi i 1 “Pene Insulinë” kushton 8,25 USD. Po 3 mijë më tepër se sa importi, sa kushtojnë? Po 289 mijë “Insulina” rimbursim fals në vit, që janë bërë që prej tetorit 2014 e deri 10 ditë më aprë që u zbulua skandali, sa kushtojnë? Llogaria sipas “”lapsit” të ministrit Beqja është kjo: Në 1 vit, vetëm nga rimbursimi i ïlaçit “Insulinë”, humbja për Fondin e Sigurimit Shëndetësor është 2500 “Pena Insulinë” në muaj. Ndërsa në 12 muaj humbja është 30 mijë “Pena Insulinë”. Nëse këtë sasi e shumëzon me 8.25 dollarë për 1 “Pena Insulinë”, humbja shkon në 247 mijë e 500 dollarë. Ndërsa sipas “”lapsit” të drejtësisë, vlera e vjehdjes me rimbursimin e ilaçit “Insulinë” dhe ilaçeve të tjera të rimbursueshme, pritet të shkoj në 200 milionë euro vjedhje. Kujtojmë, se në Shqipëri, çdo vit harxhohen 240 milionë euro për ilaçet, nga të cilat shteti rimburson vetëm 61 milionë euro, ndërkohë që 70% e ilaçeve që përdoren në shërbimin mjekësor, paguhen nga xhepat e qytetarëve. Kujtojmë faktin tjetër, që ISKSH, vetëm për vitin 2014 ka pasur 192 milionë euro fond për ilaçet, shërbimet dhe pagat e punonjësve të institucionit. 
————————– 
Abuzimi/ 60% e abuzimit me ilaçet e të sëmurëve rëndë
Skandali i rimbursimit fiktiv të ilaçeve të pacientëve me sëmundje të rënda, sipas provave që ka prokuroria, rezulton se e ka ”rezidencën qendrore” në kupolën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në kupolën e ISKSH, menaxhuar nga zv/drejtori i ISKSH Sokol Skuraj, ose sekseri i ministrit Beqja dhe i përkëdheluri i deputetit të Librazhdit, që e ka “graduar” në atë detyrë, për të bërë këtë biznes të pistë, ku sipas hetimeve të derisotme të prokurorisë, ky grup i strukturuar i krimit të tregut dhe rimbursimit fiktiv të ilaçevve, kontrollon biznesin e 133 farmacive në qarqet Elbasan, Fier, Durrës, Korçë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër e Tiranë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se abuzimi me rimbursimin me recetat false është 60% me ilaçet e pacientëve me sëmundje të rënda dhe ja konkretisht:. 
1. Pacientët me sëmundje të rënda degjenerative nervore dhe muskulore (skleroza multiple), e cila çon drejtë invalidizimit të pacientit. 
2. Raste që vijnë për miratim të vazhdimit të trajtimit në ISKSH, që kanë kaluar periudhën 2/vjeçare të trajtimit, sipas kufizimeve të listës së barnave të rimbursueshme, pra nuk vijnë për herë të parë në skemë 
3. Pacientë të siguruar, me dosjet të filtruara paraprakisht nga DSSH pranë QSUT.
4. Raste të paraqitura për trajtim në Këshillin Administrativ për të cilat ka vendimmarrje të mëparshme të Këshillit Administrativ, pra janë të përsëritura.
5. Kategori pacientësh me probleme të theksuara në aktivitetin fizik të përditshëm, pasi vetë sëmundja nuk i lejon ata që të jenë aktiv. 
6. Pjesa dërmuese e këtyre pacientëve përfitues që trajtohen në mënyrë të përsëritur nga KA, janë në kushtet e pamundësisë reale fizike madje dhe mendore për të rinovuar në mënyrë periodike vjetore sistemin dokumentar të përcaktuar me aktet e sipërcituara.
Sigal