Sigal

Farat e rrushit mund të ndihmojnë që njerëzit të mos i humbin dhëmbët dhe t’i forcojnë mbushjet. Një përbërje natyrale që gjendet në këto fara parandalon kalbjen e dhëmbëve, sipas studimit të një ekipi dentistësh nga Chicago.

Ky ekstrakt nga farat ndihmon në forcimin e dentinës, shtresës që përbën pjesën më të madhe të dhëmbit e që gjendet poshtë enamelit të fortë të jashtëm, sipas Universitet të Illinois dhe Kolegjit të Stomatologjisë së Chicago-s.

“Kur mbushjet dështojnë, kalbja formohet rreth tij dhe humb mbyllja. Duam ta riforcojmë ndërfaqen që do e lidhte më fortë resinën me dentinën”, tha Dr. Ana Bedran-Russo, profesoreshë e asociuar e këtij universiteti.