Konsumoni lakër për një bark të sheshtë

649
Lakrat turshi përmbajnë 100 herë më shumë probiotik krahasuar me kosin, i cili njihet për sasinë e lartë të këtij bakteri të dobishëm, shpjegon Alice Mackintosh, nutritioniste në Los Angeles. Probiotikët e zhvilluar nga forma e bakterit gjenden në gjethet e lakrës. Ushqimet e pasura me këtë bakter të dobishëm, probiotik, ndihmojnë që të keni një tretje më të shëndetshme të ushqimit dhe të përmirësoni funksionimin e zorrëve, thotë Mackintosh. Gjethet e lakrës, mund të jenë gjithashtu tepër të dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve, ku mund të përmendim gangrenën, inflamacionin në fyt, dhimbjet e kokës, si dhe mund të përdoren kundër migrenës apo puçrrave në fytyrë.
Sigal