Konsumoni djath kaçkavall për një zemër të fortë

807

Gazeta
Telegraf/


Një
studim i ndërmarrë i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” dhe
i realizuar në Universitetin e Kopenhagës ka treguar se djathi kaçkavall, i
cili për dhjetëra vite është akuzuar si armik i shëndetit, në fakt mund të
konsiderohet si aleati më i mirë i shëndetit kardiovaskular pasi ndikon në
rritjen e kolesterolit të mirë.

Studiuesit
analizuan 139 vullnetarë të ndarë në tre grupe. Një grup ka ngrënë rreth 80
gramë në ditë djathë të stazhionuar dhe me yndyrë, pra kaçkavall grupi tjetër
ka ngrënë djathë të butë dhe jo të stazhonuar, ndërsa grupi i tretë nuk hëngri
asnjë lloji djathi por ka mbajtur një dietë shumë të pasur me karbohidrate,
rreth 90 gram në ditë.


përfundim të 12 javëve të eksperimentimit, shkencëtarët kanë analizuar nivelet
e kolesterolit, të sheqerit, të triglicerideve, të insulinës, madje edhe
diametrin e belit të vullnetarëve.

Rezultati
tregoi se asnjë nga vullnetarët nuk pati shtim në peshë, rritje të sheqerit apo
kolesterolit të keq. Por surpriza ishte se vetëm ata vullnetarë që kishin
konsumuar djathë kaçkavall patën rritje të kolesterolit të mirë, përgjegjës për
shëndetin e zemrës.