Konsumoi viagra 10 herë më shumë se sa duhej, burri e pëson keq

527
Sigal

Një burrë që konsumoi shumë sildenafilin, përbërës aktiv në Viagra përfundoi me probleme serioze në shikim.

Ai pinte një shishe me ilaçin e lëngshëm (10 herë më shumë se sa rekomandohet) për të trajtuar mosfunksionimin e ereksionit, por në mes të të 50-tave filloi të shohë formën e çuditshme.

Pas dy muajsh, ai shkoi tek një mjek në Massachusetts Eye and Ear, Boston, i cili i tha atij se kishte probleme me retinën e tij, pjesa e ndjeshme e dritës së syrit.

Nuk dihet nëse burri është shëruar pasi nuk është gjetur trajtim për gjendjen e tij.

Viagra mund të jepet në recetë, si dhe të blihet nga meshkujt që kanë probleme me ereksionin në një periudhë të jetës, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mbidoza e saj shkakton shqetësime me vizionin.