Konsumi i vitaminës D gjatë shtatzënësisë, mbron fëmijët nga alergjitë

474
Ekspertët e Icahn Schoole of Medicine në Shtete të Bashkuara, kanë zbuluar, se gratë që hanë ushqime të pasura me vitaminën D gjatë shtatzënësisë, ndihmojnë fëmijët të mbrohen nga alergjitë.
Vitamina D është e njohuri si ’vitamina e diellit’ – sepse njerëzit e përfitojnë shumë nga dielli. Sidoqoftë, vitamina D përfitohet edhe nga ushqimet si peshku, vezët, prodhimet e qumështit, kërpudhat dhe drithërat.
Grupi i ekspertëve, që kanë intervistuar 1,248 nëna dhe fëmijët e tyre, janë bazuar në gjërat që ato kanë ngrënë gjatë shtatzënësisë, si dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.
Është gjetur, nënat që e kanë marrë vitaminën D, fëmijët e tyre i kanë shmangur alergjitë deri në 20 për qind, transmetojnë mediat. Sidoqoftë, ekspertët nuk thonë se marrja e vitaminës D përmes ushqimit, i largon në tërësi alergjitë, por se ndihmon në shmangien e tyre.
Sigal