Kombinimi i qumështit me mjaltin sjell këto efekte

688
Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti shumë të mira për organizmin e njeriut. Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.
Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit. Njihuni me to:
1. Pastron lëkurën. 
Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.
2. Lehtëson tretjen. 
Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.
3. Ndikon në qëndrushmëri. 
Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.
4. Forcon kockat. 
Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.
5. Lufton pagjumësinë. 
Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.
6. Ngadalëson plakjen. 
Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.
7. Ka veti antibakteriale. 
Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve. 
Sigal