Kjo grua humbi gjysmën e peshës duke ngrënë gjashtë herë në ditë

560
Marnie Benneyt i kishin thënë doktorët se nëse nuk e heqë peshën e tepërt ajo mund të diagnostikohet me diabet, apo të pësojë sulm në zemër. Ajo ishte vetëm 48 vjeçare, por peshonte 138 kilogramë.
“Më vinte gërdi nga vetja atëherë. Me të vërtetë e urreja vetën sepse nuk ndihesha komode në lëkurën time”, kishte rrëfyer ajo për ‘Daily Mail Australia’. 
Dy vite më vonë, Benney e ka humbur gjysmën e peshës së trupit dhe tani është duke u përgatitur të vrapojë në maratonën e njohur të Nju Jorkut.
Ajo e dinte se për të humbur peshë duhej të qëndronte e motivuar dhe të vazhdonte të bënte ushtrime fizike. Ajo thoshte se palestra “duhej të ishte afër shtëpisë” – por prapëseprapë kishte qenë e frikësuar kur kishte filluar sesionin e parë stërvitor me trajnerin e saj personal.
Benney kishte shpjeguar:
“Trajneri im James e kishte parë se kisha nevojë për ndihmë dhe menjëherë kishte ardhur të m’i rregullonte lidhëset e këpucëve. Ai e kishte bërë këtë për dy muaj para se të mund ta bëja vetë”.
Ajo kishte filluar me pesha të lehta, kishte stërvitur edhe boks para se të fillonte vrapin dhe kishte përfunduar një vrapim prej 5 kilometrave brenda gjashtë muajve të rrugëtimit të saj për humbjen e peshës
Tani, Benney është në palestër gjashtë herë në javë për të ushtruar për maratonën e Nju Jorkut.
Në mënyrë radikale ajo e ka ndryshuar dietën, ku ushqimet e shpejta dhe të dëmshme i ka zëvendësuar me pesë apo gjashtë shujta të vogla të shëndetshme në ditë.
Më poshtë e keni një video të Benneyt në “aksion”. 
Sigal