Kjo dietë është si “minë me sahat” për shëndetin e të rinjve

540
Dietat që nuk përfshijnë produktet e bulmetit mund të jenë si “minë me sahat” për shëndetin e kockave të të rinjve, paralajmërojnë ekspertët. 

Nga një vëzhgim i bërë nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës, u zbulua se 1/5 e të rinjve nën moshën 25 vjeç i përfshijnë shumë pak ose aspak produktet e qumështit tek dietat e tyre.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga bulmeti mund të mos jetë e dëmshme për trupin deri në momentin që merrni mjaftueshëm kalcium nga burime të tjera si fruta të thata, fara dhe peshk.

Shoqata monitoroi 2000 të rritur, përfshirë 239 persona nën moshën 25 vjeç dhe 339 të grupmoshës 25-35 vjeç.

Cilat janë burimet kryesore të kalciumit

Qumështi dhe produktet e saj, si djathi apo kosi, janë burimet kryesore të kalciumit, shumë të rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Qumështi i lopës është burimi më i mirë, megjithatë edhe qumështi i sojës dhe bajames mund të përmbajnë kalcium nëse janë të fortifikuar.

Qumështi i skremuar dhe gjysmë i skremuar përmbajnë më shumë kalcium se qumështi i lopës me shumë ynydraa.

Perimet, frutat e thata, fara të ndryshme, peshku dhe produktet me miell të bardhë përmbajnë gjithashtu kalcium.

Konsumoni djathë dhe kos me pak yndyra për të ulur dozat e këtyre të fundit.

Të rriturit rekomandohen që të marrin 700 mg kalcium në ditë, ndërsa djemtë dhe vajzat e moshës 11-18 vjeç kanë nevojë për 1000 mg kalcium.

Nivelet e rekomanduara mund të arrihen duke ngrënë 3 racione me produkte qumështi në ditë, si drithë me qumësht, kos dhe një copë e vogël me djathë.
Sigal