Sigal

Kivi është një nga futat që mund të bëjë vërtet çudi me lëkurën tuaj. Janë vetitë e tij, që e bëjnë këtë frut mjaft të preferuar për një pjesë të madhe të njerëzve.

1.Është i pasur në Vitaminë C dhe prandaj është perfekt për lëkurën tuaj.

2.Kivi ka shumë Vitaminë E që ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar.

3.Askush nuk mund të ndalojë proceset e natyrshme, si plakja, megjithatë ne mund t’i shtyjmë pak në kohë këto procese. Për të fituar sërish fytyrën e freskët e gjitha që duhet të bëni është të aplikoni në fytyrë kivi të grirë.

4.Kivi ka veti antibakteriale që lufton aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.

5.Jo të gjithë e dinë se kivi është i pasur me fibra dietike, që e bëjnë këtë frut një laksativ perfekt. Nëse keni probleme me sistemin tretës mjafton të konsumoni një ose dy kivi rregullisht. Kështu konsumimi i kivit ndihmon trupin të eliminojë toksinat dhe kjo rezulton në lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.