Kimioterapi edhe në Elbasan

520
Prej këtij muaji shërbimi i kiomoterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale ofrohet edhe në spitalin rajonal të Elbasanit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputeti socialist Taulant Balla ishin këtë të hënë në spitalin e Elbasanit, nga ku theksuan se ky shërbim lehtëson barrën financiare të pacientëve.
Pacientët e qytetit të Elbasanit të cilët janë të prekur nga sëmundjet tumorale nuk iu duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës për të marrë shërbimin e kimoterapisë.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, teksa vizitoi ambientet e rikonstruktuara të spitalit, tha se 100 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë do të përdoren për sigurimin e barnave citostatikë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ofrimi i këtij shërbimi në Elbasan eviton sorollatjet dhe pritjet e pacientëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Spitali rajonal i qytetit të Elbasanit është një nga 5 spitalet ku ky shërbim ka filluar të jetë funksional.
Sigal