Këto shenja të çuditshme, janë tregues se vuani nga migrena. Mos i injoroni

712
Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për t’u përdorur në rastin e migrenës.
Ka dy lloje dhimbje koke, është ajo e zakonshmja, është dhe migrena. Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për tu përdorur.
Dhimbja nga migrena është paralizuese. Por duke lënë menjanë dhimbjen e fortë të kokës, migrena shoqërohet gjithashtu edhe me simptoma të tjera të çuditshme. Do të ndjeni sytë tuaj në mënyrë të pazakontë dhe një aftësi nuhatëse jo normale.
Vizione të paqarta
Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese, të cilat në fakt janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj. “Është si një pyll në flakë, i cili digjet dhe e lë tokën të shkretë”, shprehet Mark Green drejtori i një qendre spitalore në New York. Green thotë se lobi optik i trurit aktivizon nervat dhe më pas rrëzohet jashtë, gjë që krijon fashat e dritës dhe më pas episodin e errësirës.
“Ndonjëherë njerëzit mendojnë se është vetëm një sy ai që provon këtë ndjesi”, thotë Joseph Safdieh, neurolog në një tjetër qëndër spitalore në Neë York, “por është një iluzion i gabuar, pasi nëse provoni të zini me dorë syrin e majtë për shembull do të vazhdoni të shihni dritën më syrin e djathtë”, përfundon ai.
Marramendje
Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshmë mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.
Dhimbje therëse
Hulumtimet tregojnë se në disa momente aktivizohen disa nerva që ju bëjnë të ndjeni dhimbje aq therëse sa ju duket sikur ju shpojnë gjilpëra. Pas kësaj nervat shkojnë në përgjumje gjë që ju shkakton mpirje. Pra keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.
Ndjeshmëri e lartë në prekje
Ashtu sikurse kur digjemi nga dielli, në disa zona të caktuara shqisore, shkaktohet një dhimbje e mprehtë kur prekim dicka me dritë. Kjo gjendje shkaktohet nga enët e nxehta të gjakut, të cilat turbullojnë nervat dhe shkaktojnë dhimbje në tru dhe shpinë.
Fytyrë “qesharake”
Gjendja e fytyrës, gojës, gjuhës mund t’ju pengojë në të shprehur dhe t’ju njollosë ligjeratën. Gjithashtu mund të shfaqni vështirësi dhe në të kujtuarit e fjalëve. “Kjo gjë bëhet shqetësuese më pas, sepse mund të rrezikohet ose bëhet fjalë për tumor ne tru ose goditje të tij. Nëse shenjat janë këto, është e nevojshme dhe urgjente një konsultë me një mjek”, shprehet Alexander Mauskop, drejtor dhe themelues i “Neë York Headache Center”.
Aroma të pakëndshme
Aromat të cilat nuhasni, mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Nuk jeni të vetmit, pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar nuhatëse. Fatkeqsisht kjo nuk i bën biskotat e sapopjekura më të shijshme. Në vend të kësaj, një pjesë e trurit mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun tuaj, më të ndjeshëm.
Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit
Ekspozimi në ambjente shumë të ndritshme dhe me diell, nuk do t’ju ndihmonte të parandalonit dhimbjet. Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes. Mekanizmi është aq i fuqishëm saqë të verbërit që vuajnë nga migrena, e vuajnë tmerrsisht këtë.
Sigal