Këto dhimbje nuk duhet t’i anashkaloni kurrë

Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje të vogla të trupit. Shumë prej tyre mund të mos jenë të rrezikshme por këto 7 dhimbje janë një paralajmërim i hapur se keni nevojë për një vizitë tek mjeku!

Mpirja e këmbëve: mund të përkojë me nevropati diabetike.

Gati një e katërta e 23 milionë amerikanëve të cilët kanë diabet nuk janë në dijeni për sëmundjen. sipas Shoqatës Amerikane Diabetike.

Disa nga simptomat e diabetit janë:

Goja e thatë

Etja dhe uria konstante

Lëkurë e irrituar e thatë

Vështirësi për të shëruar plagët

Urinim i shpeshtë dhe urgjent

Shikim i turbullt

Dhimbje e gjoksit: 

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se dhimbja e gjoksit është shenjë e një problemi të zemrës. Megjithatë, dhimbjet e vogla në gjoks, fyt, nofulla, krah ose bark mund të tregojnë probleme serioze kardiake.

Dhimbje e fortë koke: shpesh, dhimbja e kokës mund të ndodhë për shkak të dehidratimit, tensionit dhe mund të zgjidhet duke pirë shumë ujë, duke pushuar, medituar dhe duke jetuar shëndetshëm.

Dhimbje shpine: Dhimbja e shpinës është një nga ankesat më të zakonshme fizike, dhe shumë njerëz vuajnë prej saj në mënyrë kronike.

Megjithatë, një dhimbje e papritur në pjesën e prapme ose në zonën midis shpatullave mund të tregojë një problem në aortë, prandaj rekomandohet të vizitoheni tek mjeku!

Dhimbje të mprehta stomaku:

Këto dhimbje duhen të hetohen nga një mjek menjëherë pasi mund të tregojnë probleme të tëmthit (përfshirë gurët e tëmthit), pankreasit, stomakut dhe nëse i ndjeni vazhdimisht duhet të vizitoheni tek një mjek, mos e lini veten pas dore.