Këto 10 ushqime të shëndetshme ndihmojnë në rregullimin e problemeve me tretjen

640
Sigal

Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestrae të saj. Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithahstu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.

Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen

Lakrat e femrentuara

Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë riekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen jashtë.

Uthull molle

Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Favorizon humbjen në peshë, lehtëson refluksin dhe sindromën e zorrës së irrituar falë yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.

Mango

Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Sipas një studimi të universitetit të Oklahoma, integrimi i këtij fruti në dietën tonë, përmirëson shëndetin e zorrëve, redukton yndyrat e trupit dhe kontrollon sheqernat në gjak. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.

Kefir

Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetra grupeve bakteresh të mira. Pjesa më e madhe e llojeve të jogurtit që gjejmë në treg, përmban tre.

Vaj ulliri

Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës. Mbron nga acidi refluks gastrik dhe favorizon një kalim të lehtë dhe gradual të ushqimit nga stomaku drejt duodenit, duke rritur ndjesinë e të qenit të ngopur.

Angjinare

Përmbajnë cinarinë, një subastancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Lehtëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e formacioneve të gurëve dhe kalkulave në tëmth. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, redukojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.

Molla

Pektina (fibër e shpërbëshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës. Mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes dhe të mbajë nën kontroll nivelet e LDL ose të kolesterolit të keq. Hajini me gjithë lëkurë, pasi janë shumë të shëndetshme për aparatin tretës.

Kosi

Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla prezente tek ushqimet. Forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në shëndetin e florës së zorrëve.  Janë të dobishme për një transit të mirë intestinal.

Ananas

Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur. I dobishëm për të luftuar edhe sëmundjet intestinale, fryrjen e barkut dhe ulcerën.

Xhinxher

Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide. Ka fuqi  të mëdha antibakteriale, qetëson diarrenë dhe ndihmon daljen jashtë. Nëse pihet si çaj, parandalon dispepsinë (tretjen e ngadaltë dhe të vështirë).