Këshilla se si ta mposhtni të nxehtit

59
Kur vera sjell temperatura të larta kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’i luftojmë ato. Ka mënyra të suksesshme që ditët e verës të bëhen të freskëta dhe më të rehatshme. Në vazhdim do të paraqesim pra disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që ta mposhtni të nxehtit e stinës së verës.
1- Freskoni të paktën këmbët: Dushi me ujë të ftohtë dhe të vakët rregullon qarkullimin e gjakut. Pas këtij freskimi pushoni në një dhomë të errët. Nëse nuk mund të bëni dush së paku freskoni këmbët.
2- Shkyçni kompjuterin: Për çdo orë bëni pauzë. Ndërsa çlodheni nga kompjuteri, bëni shëtitje, kurse pushimi duhet të zgjasë gjysmë ore.
3- Kondicioneri: Ventilatori ngre pluhurin në ajër, kurse kondicioneri nëse nuk pastrohet rrit përqendrimin e baktereve në ajër. Kondicionerin duhet pastruar gjithsesi çdo të dytën ditë. Është gjithashtu e rëndësishme që të dy aparatet të mos përdoren në të njëjtën kohë.
4- Uji: Pini atë në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës. Uji i gazuar nuk duhet të përdoret nga ata që kanë presionin e lartë të gjakut, njerëzit me mëlçi dhe veshka të sëmura. Ndërsa uji është i rekomanduar, pijet që përmbajnë kafeinë, sheqer në sasi të lartë, si dhe pijet alkoolike duhet të shmangen.
5- Zgjidhni rrobat e duhura: Shmangni rroba sintetike, vishni rroba pambuku që i lejojnë lëkurës të marrë frymë. Zgjidhni materiale natyrore me dizajn më të gjerë. Mos harroni syzet, në mënyrë që sytë të mos ekspozohen në ndikimin negativ të rrezatimit UV, transmeton Zëri.
6- Përdorni kremra hidratues: Pudra nuk lejon lëkurën të marrë frymë, kurse kremrat hidratuese e bëjnë të kundërtën. Prandaj, gjatë verës ato janë gjithmonë një zgjedhje e mirë. 
7- Mos bartni stoli metalike: Në kontakt me djersën, bizhuteritë mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Kjo këshillë nuk vlen për metalet e çmuara.
8- Shmangni proteinat: Mishi, kërpudhat, soja dhe produktet e tjera ushqimore të pasura me proteina japin aq shumë energji që çojnë në “mbinxehje” të trupit. Për të djegur proteinat është e nevojshme që trupi lirojë energji dy orë pas marrjes së tyre. Por edhe racionet e tjera nuk duhet të jenë të shumta.
Në listë të asaj se çfarë bënë për të ngrënë janë frutat e freskëta dhe perimet, pastaj sallatë me një fetë djathë, që përmban një sasi të vogël të proteinave. Kur ndjeni nevojën për ëmbëlsira, merrni dy kube të çokollatës së errët, por shmangni biskotat e pasura me margarinë dhe miell. Frutat konsumoni në mes të racioneve, por edhe supat janë të domosdoshme në menynë e verës.