Këshilla mjekësore/ Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga anemia

803
Sigal

Për
ata që janë anemikë, mjekët këshillojnë të konsumoni ushqime të pasura me
hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime e fruta.

Përdorimi
i frutave të freskëta, të cilat përmbajnë vitamine C,  ndihmon ne
absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pini
kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i
konsumoni dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e
hekurit.

Hurma

Për
kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha
pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është
ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat
kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

Karrota

Karota
është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi
prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në
periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Lule
radhiqe

Lule
radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë
gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.

Gjethe
hithre

Një kurë
e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë
uthull dhe 10 gramë gjethe delli.

Luleshtrydhja

Është
bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren
gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me
vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende
përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Fiku

Është një
frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i
tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga
personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi
i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.Gazeta Telegraf/