Këshilla mjekësore/ Si mund të parandalohen infeksionet urinare?

903
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar
rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet
serioz . Infeksionet urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të
veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme
veshkën.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë një risk më të lartë për dëmtim renal
pas infeksioneve, pasi simptomat neglizhohen apo ngatërrohen me kushte të
tjera. Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë një risk të rritur për
të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Gratë të cilat
kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka të ngjarë të vazhdojnë
të bëjnë përsëri.

Mjekimi

Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një
urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të
marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë
vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa
kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale.

Si mund të parandalohen

* Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më
të mirë.

*Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen
nevojën për të urinuar.

* Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.

* Të mos pijë alkool.

* Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si:
dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të
frymëmarrjes.

* Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si:
hipertensioni arterial, diabeti etj.

* Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me
analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.