Këshilla mjekësore: Ja si të shpëtojmë prej ankthit

488
Sigal

Eleanor Morgan është një shkrimtare e suksesshme, por
ashtu sikurse një e treta e britanikëve, ajo lufton në heshtje me çrregullimet
e ankthit.


librin e saj të ri, Morgan studion kushtet dhe zbulon gjërat e pathëna por të
përjetuara prej saj.

Ankthi
është çuditërisht fiziologjik dhe prek çdo individ në një mënyrë unike.

Kur
më ndodh një atak paniku, ndihem sikur dua të vjell dhe të fikem, ndërkohë që
mikja ime ka probleme me frymëmarrjen në mënyrë normale dhe gjithashtu
takikardi. Paniku ndodh ndryshe në njerëz të ndryshëm.

Pavarësisht
asaj se çfarë mund të mendohet, njerëzit që vuajnë prej ankthit, bëjnë punë të vështira.

Shumë
prej njerëzve që kanë ankth të vazhdueshëm, zgjedhin të punojnë shumë edhe për
të larguar vëmendjen nga problemi i tyre. Duke qenë pjesë e një rutine dhe duke
e mbajtur veten të zënë mund të dalin përkohësisht prej ankthit ciklik.

Klaustrofobia shkon dorë për
dore me ankthin.

 

Frika
për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë lidhet me të mos dashurit që të
bëhesh qesharak, ose pasiguria që nuk do jesh në gjendje të “shpëtosh” në atë
situatë.

Kur
merremi me një person ankthioz, mos u mundoni të merrni nën kontroll situatën
duke menduar se mund ta zgjidhni.

Gjithmonë
pyeteni personin vetë përpara, mos aludoni asgjë.

Ushtrimet
dhe sporti i rregullt janë mënyrat më të mira për të luftuar ankthin.

Ushtrimet
djegin kortizolin e tepërt dhe çlirojnë serotoninë dhe dopaminë duke krijuar qetësi
dhe relaks, shkruan Gentlewomen. Shëtitjet në diell, gjithashtu, i japin trurit
një stimul të mirë dhe e thyejnë ciklin e shqetësimeve të ankthit.

Njerëzit
me ankth kanë gravitacion drejt njëri-tjetrit.


jesh në gjendje të qeshësh me këto situata duke treguar dhe diskutuar mendimet
absurde gjatë ankthit, ndihmon në normalizimin e situatës, duke ju bërë të
ndiheni më pak të izoluar.