Këshilla mjekësore – Ja si të mbroheni nga gripi

462
Sigal

Gripi është sëmundje
infektuese, e cila më së shpeshti shfaqet në muajt e dimrit, ndërsa përhapet
nga personi në person, dhe atë kryesisht përmes pikëzave që shfaqen gjatë
kollitjes ose teshtitjes. Ato lëvizin nëpër ajër dhe vijnë deri te goja ose
hunda e njerëzve në afërsi.

Virusi i
gripit mund të jetojë edhe deri disa orë në sipërfaqe. Kur personi prek atë
sipërfaqe dhe pastaj fytyrën, ka shumë gjasa që do të infektohet.

Nuk ekziston
garancia që kurrë nuk do të infektoheni me grip, ndërsa disa masa të kujdesit
mund ta ulin në minimum këtë probabilitet.

Ju sjellim
masat më të rëndësishme të kujdesit të cilat i theksojnë ekspertët:

• Vaksinohuni
kundër gripit, veçanërisht nëse keni gjendje më të dobët shëndetësore;

• Nëse
kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me pecetë të cilën pastaj e
hidhni;

• Lani shpesh
duart me ujë dhe sapun ose me mjete dezinfektuese;

• Shmangni
prekjen e syve, hundës ose gojës;

• Shmangni
kontaktin me personat që janë të sëmurë.

Po ashtu duhet
ta dini që nëse jeni të sëmurë, për të mirën e të tjerëve duhet të shmangni
kontaktin me mjedisin. Dhe atë të paktën 24 orë pasi që shëroheni.