Sigal

Një gotë me ujë me limon në temperaturën e dhomës mund të përmirësojë humorin tuaj dhe t`ju japë energji.

Uji me limon
– ndihmon tretjen,
– ndihmon në humbjen e yndyrës
– detoxifikon mëlçinë
– balancon Ph
– freskon erën e gojës
– pastron lëkurën
– vepron si një diuretik natyral

Aroma e limonit është provuar se largon stresin, qartëson mendjen tuaj dhe rregullon humorin.

Limoni mund të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit.

 Efektet e lëngut të limonit 

Lëngu i limonit është i njohur për vetitë e tij antioksidante dhe antikacerogjene dhe është përdorur në shekuj.

Forcon sistemin imunitar;
2. Ndihmon tretjen;
3. Rrit përqendrimin;
3. Pastron veshkat dhe mëlçinë
4. Ul oreksin;
5. Parandalon problemet e zemrës;
6. Ndihmon plagët të shërohen më shpejt;
7. Ndihmon trupin të largojë toksina;
8. Parandalon infeksionet;
9. Lufton kollën dhe ftohjen;
10. Ndihmon kundër astmës;
11. Ndihmon në rast të të vjellave apo sëmundjes së udhëtimit;
12. Lehtëson sëmundjet e nyjeve dhe kockave;
13. Ndihmon për shërimin e akneve;
14. Forcon flokët;
15. Ndihmon kundër rrezatimeve radioaktive.

Mandarinat dhe vlerat ushqyese të tyre

Janë burim i vitaminës C

Ato kanë një sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila ndihmon në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Gjithashtu forcojnë sistemin imunitar, duke rritur mbrojtjen kundër sëmundjeve të ndryshme.

Parandalojnë kancerin
Ndihmojnë për të parandaluar kancerin pasi përmbajne shumë acide të dobishme për trupin e njeriut.Oksid nitrik të cilin e përmban mandarina, ndihmon në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Edhe disa studime tregojnë se konsumimi i lëngut të mandarinës mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Reduktojnë kolesterolin
Lëkura e mandarines ka veti për të ulur kolesterolin në gjak. Pra, nëse keni probleme, ju rekomandojmë ta përfshini atë në dietën tuaj.Disa mjekë tregojnë se mandarin përmban substanca që mund të ndihmojnë për të metabolizuar yndyrnat dhe trigliceridet, në mënyrën e duhur. Ato gjithashtu përmbajne pektin, një fibër të tretshme që ul kolesterolin.

Ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut
Mandarina ka 88% ujë, gjë që e bën atë ideale për luftimin e kapsllëkut dhe dehidrimit.Ka 2 gram fibra dietike, sidomos në pjesën e bardhë të pulpës.

Ndihmojnë në rastet e anemisë
Konsumimi i mandarinës rekomandohet, në sajë të pranisë së vitaminës C (gjysma e kërkesës ditore). Është një ushqim thelbësor për të absorbuar hekurin nga ushqimi.

Luftojnë arteriosklerozën
Mandarina përmban nobiletin, që na lejon për të luftuar arteriosclerosën . Për më tepër, siç e kemi parë, ndihmon në reduktimin e yndyrës.

Ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut
Ky frut ka lëndë ushqyese dhe minerale, të tilla si kaliumi, të cilat presionin e ulët të gjakut.

Ndihmojnë në humbjen e peshës
Ky frut përmban shumë fibra. Ushqimet që kanë fibra ju lejojnë të ndiheni të ngopur për më shumë kohë. Ato gjithashtu reduktojnë oreksin. Disa studiues besojnë se mandarinat janë në gjendje të ulin insulinën.

Ndihmojnë në shërimin e plagëve
Vaji i mandarinës është thelbësor për rritjen e qelizave dhe indeve të reja. Nëse keni plagë, mund ta përdorni për t’ju ndihmuar t’i shëroni më shpejt.Përveç kësaj, mandarina ndihmon në shëndetin e lëkurës, përmirësimin e tonit dhe shmangien e shenjave të plakjes. Këto shenja janë: rrudhat, linjat e imta dhe pikat. Në flokë frutat ndihmojnë në rritje dhe vonojnë praninë e flokëve te thinjur.

 Mielli i orizit dhe vlerat e tij ushqyese!

Mielli orizit përfitohet nga disa fara të cilat quhen Oriza Sativa. Është i pasur me niseshte, dhe nuk përmban shumë proteina. I siguron trupit tonë këto dy gjëra:

-Vitaminat e grupit B: Vetëm se duhet të jetë miell orizi integral, që t’i japë trupit tonë vitaminat B6, B3, B2 dhe B1 por edhe vitaminën E.

– Është pa gluten: Mielli orizit njësoj si dhe nga  drithëra që është marrë, është pa gluten. Prandaj  dhe personat që kanë probleme me tretjen e glutinës, mund ta konsumojnë.

Për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e miellit të orizit ,është e mira ta zgjedhim integral dhe nga agrokultura bio.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese

Mielli orizit i ofron organizmit tonë 360 kalori per 100 gr. Ndërsa për vlerat ushqyese më poshtë do të listojmë një listë me to që t’i njihni më mirë:

Ujë: 12.3 g
• Proteina:7.3 g
• Kolesterol: 0 g
• Karbohidrate: 87 g
• Niseshte: 79.1 g
• Sheqerna: 0 g
• Fibra : 1 g
• Fibra të patretshme: 0.1 g
• Fibra të tretshme: 0.9 g
• Alkool: 0 g
• Sodium: 4 mg
• Potasium: 104 mg
• Hekur: 0.4 mg
• Kalcium: 7 mg
• Fosfor: 90 mg
• Tiamina: 0.05 mg
• Riboflavin:0.04 mg
• Niacin: 1.4 mg
• Vitamina A: 0 mg
• Vitamina C: 0 mg
•  Vitamina E: 0 mg

Mielli orizit mund të zëvendësojë miellin e grurit në përgatitjet e recetave të kripura por edhe të ëmbla ,të përshtatshme për personat që kanë intolerancë ndaj glutenit. Për ata që nuk kanë këto probleme mund ta përdorin miellin e orizit të përzier me një miell tjetër sipas dëshirës për të përgatitur beshamel, torta, biskota,pasta , krekers edhe shumë lloje të ndryshme recetash. Përdoret edhe si hollues supash ,salcash ose dhe në rizoto për ta bërë kremoze pa përdorur gjalpin. Mjafton vetëm 20 gr miell orizi për ta shtuar në pak ujë të nxehtë përpara se të përzihet me rizoton në minutat e fundit, e trazojmë me lëvizje të shpejta dhe ja ku kemi një rizoto kremoze e shijshme!

Sikur të mos mjaftojnë gjithë këto veti të miellit të orizit, kemi dhe disa receta bukurie që përgatiten me miellin si ingredient kryesor. Ky përbërës përdorej dhe në Egjiptin e lashtë për maska dhe pastrues për fytyrën. Kjo sepse orizi ka veti qetësuese dhe ushqyese për lëkuren.

Pluhur i përgatitur vetë: Përzieni 2 lugë miell orizi dhe 1 lugë niseshte misri . Pasi ta keni përgatitur hapeni në fytyrën tuaj me një furçë fytyre dhe kjo do të bëj që make up-i juaj të duket shumë natyral dhe do t’ju zgjas më shumë se zakonisht.

Deodorant natyral: Duke hedhur pak miell orizi poshtë krahëve ju absorbon aromën e keqe,eliminon djersën dhe në të njëjtën kohë e bën lëkurën shumë të butë.

Maskë për fytyrën: Maskë ushqyese për fytyrën ,e mirë dhe për fytyrën me yndyrë ose me njolla. Realizohet me 4 lugë miell orizi dhe 3 lugë me lëng limoni të shtrydhur. Pas 20 minutash shpëlani fytyrën me ujë të vakët.