Kërpudha ka një efekt të jashtëzakonshëm në parandalimin e kësaj sëmundje

238
Mesa duket kërpudhat luajnë një rol të rëndësishëm për trurin.
Sipas studiuesve, ato ndihmojnë në rritjen e prodhimit të NGF (Nerve Growth Factor) ose siç e njohim ndryshe, Faktori Rritje e Nervit, e cila është më tepër se një molekulë proteinike. Pa të jeta ndalet. Kështu neuronet e trurit janë të mbrojtura nga substancat kimike që prodhohen dhe inflamacioni. 
Kërpudhat mund të mbrojnë trurin tuaj nga sëmundja e Alzheimerit, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se ato përmbajnë komponentë bioaktivë që luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin ose parandalimin e çrregullimeve në sistemin mbrojtës të trurit, gjë që zakonisht shkaktohet nga sëmundjet neurodegjenerative.
Studime të mëparshme madje kanë vërtetuar se kërpudhat shërbejnë si antioksidantë, antitumor, antivirus, anticancer, anti-dibetikë etj. Pra këshilloihet që të konsumoni këtë ushqim të rëndësishëm dhe bëni kujdes! Zgjidhni ato që janë të ngrënshme, sigurisht.