Keni thembrat e çara? Ja zgjidhja, e thjeshtë dhe aspak e kushtueshme…

547
Sigal

Thembrat e forta dhe të çara zakonisht shfaqen si pasojë e lagështisë.

Ndonëse mund t’i kushtojmë shumë vëmendje fytyrës, shumica e femrave i neglizhojnë pjesët tjera të trupit, në veçanti këmbët.

Me kohën, lëkura e tharë në thembër çahet dhe jo vetëm se shkakton dhimbje, por edhe ua lehtëson baktereve futjen në trup.

Fatmirësisht me kujdesin e duhur është e mundur ta zgjidhni këtë problem përgjithmonë.

Ilaçi natyral me uthull molle

Uthulla e molle ka shumë përfitime për këmbët tona. Gjatë ditës këmbët janë të mbuluara shumicën e kohës me çorape dhe këpucë, pra krijojnë mikrobe.

Veç kësaj, këmbët tona nuk marrin oksigjen mjaftueshëm, gjë e cila shpie në lëkurë të tharë.

Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mikrobeve, zbutjen e lëkurës dhe në largimin e aromës së keqe të këmbëve.

Çfarë duhet të bëni?

– Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe me uthull molle (proporcioni 4 me 1)

– Zhytni këmbët aty për 20 minuta

– Pasi t’i largoni këmbët, me lehtësi pastroni thembrat me një gur shtufi.