Keni probleme me thembrat? Ja zgjidhja…

612
Sigal

Për shkak të mungesës së lagështisë në lëkurë, ushqimit të pashëndetshëm, mungesës së kujdesit dhe këpucëve të këqija, ju shpeshherë mund të keni probleme me këmbë – e posaçërisht nga thembrat e çara.

Sidoqoftë, ekziston një ilaç që mund t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem, e madje edhe venat varikoze.

Ky ilaç natyral i përmban vetëm dy përbërës dhe përgatitet shumë lehtë.

Përgatitja:

10 aspirina i thërrmoni dhe i vendosni në një gotë me 250 ml alkool (70% alkool).

Lëreni produktin të qëndrojë një apo dy ditë.

Përdorimi:

Përzijeni produktin çdo natë dhe zhyteni një copë pambuku në të. Copën e pambukut pastaj e vendosni në thembra, e mbështillni me ndonjë qese dhe i mbathni çorapet.

E lini ashtu tërë natën.

Mëngjesin tjetër, i pastroni këmbët dhe i thani me peshqir.

Pasi t’i keni bërë këtë, i lyeni këmbët me ndonjë krem yndyror dhe brenda 10 dite do t’i vëreni rezultatet.