Sigal

Era e keqe e këmbëve është një gjendje e zakonshme që ndodh për arsye mjekësore. Një ndër shkaqet e erës së keqe është djersa, e cila shkakton rritjen e baktereve në lëkurë.

Këto baktere shkaktojnë erë të keqe. Infeksionet e kërpudhave mund të çojnë gjithashtu në bromodozë ose ndryshe era e keqe e këmbës. Lajmi i mirë është se, bromodoza është e shpejtë dhe e lehtë për t’u trajtuar.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve

Para së gjithash është e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet të luftoni. Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktivitet fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët. Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene. Gjithashtu, te këpucët verore krijohet një “efekt serrë”, duke krijuar në këtë mënyrë një mikroklimë të ngrohtë dhe të lagësht të favorshme për rritjen e kërpudhave dhe për pasojë një erë mjaft të keqe të këmbëve.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si të eleminoni erën e keqe të këmbëve.

-Mbajini këmbët pastër.

-Përdorni sapun dhe një furçë të butë për t’i larë këmbët një herë në ditë, minimumi.

-Lajini më mirë në mëngjes ose në mbrëmje para se të flini.

-Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.

-Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë.

-Ndërrojini përditë këpucët tuaja.

-Mos vishni çorape që thithin lagështirë.

-Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.

-Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.

-Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.

-Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.

-Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë ose uthull.