Keni një foshnjë në shtëpi? Ja ciat janë ushqimet që nuk duhet t’ja jepni asnjëherë

482
Sigal

Të rritësh një foshnjë edhe pse është diçka shumë speciale, është një nga gjërat pa diskutim më të vështira, sidomos kur është foshnja e parë në familje. Nuk do mend që për çdo gjë duhet të konsultoheni e pediatrin e foshnjës suaj si duhet ta ushqeni dhe si jo, por në bazë të një studimi ja cilat janë disa nga ushqimet që janë të ndaluara në mënyrë kategorike për të vegjlit tuaj:

Në vendin e parë renditen pije me gaz. Këto pije përmbajnë sasi të shtuara të sheqerit janë të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2 si dhe me sjellen agresive tek fëmijët.

Në vendin e dytë renditet mjalti. Pak e vështirë, për t’u besuar, por derisa fëmija juaj të arrijë moshën 2 vjeçare nuk duhet të konsumojë mjaltë, kjo sepse përmban një bakter toksik, i cili mund të shkaktojë edhe sëmundje vdekjeprurëse.

Në vendin e tretë renditet, qumështi i papasterilizuar. Në fakt të gjithë mendojmë se se qumështi i papasterizuar është më i shëndetshëm, por mos ua jepni kurrë fëmijëve. Kjo sepse aparati i tyre tretës nuk mund të veprojë mbi disa elemente, kështu që nuk do të mund ta tresin ashtu siç duhet.