Magnezi është përgjegjës për 300 reaksione biokimike në trup, që ndikojnë në presionin e gjakut, metabolizmin, imunitetin dhe shumë funksione të tjera të rëndësishme.

Gjithashtu, disa zakone të përditshme si shijimi i kafeinës dhe sheqerit ndikojnë në mungesën e kalciumit në trup.

Mungesa e magnezit në trup mund të ndodhë për një numër arsyesh, dhe këto janë vetëm disa prej tyre:

Jeni të varur nga sheqeri

Merrni kalcium përmes shtesave dietike

Pini pije të gazuara

Jeni diagnostikuar me sëmundje celiake ose sëmundje të Crohn-it

Konsumoni shumë ushqime të rafinuara dhe produkte të qumështit

Përdorni filtra të ujit ose pini ujë nga furnizimi i qytetit

Keni diabet tip 2

Shmangni perimet jeshile, sidomos me gjethe dhe ushqime të tjera të pasura me magnez

Jeni më të vjetër dhe përdorni barna rregullisht

Hani ushqim të rritur në tokë me minerale të varfra