Keni herpes në buzë: Ja mënyrat natyrale për trajtimin e tij

1687
Sigal

Rënia e temperaturave shënon dhe krijimin e disa inflamacioneve një prej të cilëve është dhe herpesi në buzë .Disa produkte natyrale, të cilat i kemi të gjithë në kuzhinë na ndihmojnë në kurimin e herpesit. Disa prej tyre janë:

Hudhra– tanimë dihet se hudhra është një anti-inflamator natyral dhe ideal për të kuruar plagët e herpesit.

Aloe vera– vendosni xhelin e aloe vera-s direkt në plagë, ose përdorni ndonjë krem me përbërje të aloe vera-s.

Kripë dhe ujë– kripa me ujë përdoret për shpëlarjen e plagës. Edhe pse mund të djegë pak në fillim, gjithsesi lehtëson skuqjen dhe dhimbjen.

Sipas mjekëve, herpesi shkaktohet nga disa faktorë, disa prej të cilëve janë stresi, temperatura e lartë apo gripi.