Sigal

Përballojeni ënjtjen e syve me pesë hapa të thjeshta, të cilat mund t’i zbatoni në kushte shtëpiake, por rezultatet janë me të vërtetë si të një profesionisti.

Konsumimi i madh i alkoolit, në kombinim me asortimentet me kripë (patatina, bajame, kikirikë etj.) të cilat shërbejnë pothuajse kudo për të shoqëruar pijet alkoolike, mjaft herë konsiderohen si fajtorë numër 1 sa i përket enjtes së syve, dhe sidomos të zonës së poshtme të tyre. Të gjitha sa përmendëm më lart, të kombinuara me mungesën e gjumit, ndikojnë në mbledhjen e lëngjeve poshtë syve, duke shkaktuar nxirrje dhe ënjtje.

Përballojeni problemin duke ndjekur këto hapa të thjeshtë:

Merrni një filxhan me ujë dhe zhysni në të dy qeska të gatshme çaji të zi ose kamomili. Vendoseni filxhanin në frigorifer për rreth 15 min.
Nxirreni filxhanin nga frigoriferi. Shtrihuni në krevat duke e vendosur kokën në dy jastëkë.
Mbyllni sytë dhe vendosni nga një qeskë në secilin sy. Kini kujdes që qeskat të mbulojnë të gjithë zonën e syve. Qëndroni kështu për rreth 10 min.
Në vazhdim hiqini qeskat nga sytë dhe lërini të thahen pa i fshirë. Më pas shtroni në sy një krem hidratues ditor. Preferoni një krem të lehtë, i cili të përmbajë substanca qetësuese për lëkurë, si p.sh kamomil dhe vitaminë A.
Në fund mund të shtroni në zonën poshtë syve një korrektor, të cilin e këshillojmë vetëm nëse do të dilni jashtë shtëpisë dhe ju duhet të makiazhoheni sërish.