Sigal

Të mira për sytë

Karotat janë të jashtëzakonshme për sytë dhe kjo falë sasisë së madhe me beta karoten e cila në mëlçi shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë në retinë shndërrohet në një element të domosdoshëm për shikimin gjatë natës. Nga ana tjetër beta karoteni mbron sytë edhe nga glaukoma.

Përmirësojnë sistemin kardiovaskular

Karotat përmbajnë një mori antioksiduesish që ofrojnë mbrojtje tw zemrës. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotenë, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave mbron zemrën formimi i pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq.

Ngrënia e karotave parandalon tumoret

Studimet kanë treguar se konsumi i karotave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karotat janë të pasura me antioksidues të fuqishëm të cilët  luftojnë kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret.

Forcojnë sistemin imunitar

Karotat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe antioksidues që, së bashku me vitaminën C, forcojnë sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt i tyre krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.

Shëndeti i dhëmbëve

Karotat janë pastruese për dhëmbët dhe gojën, pasi ato gërryejnë pllakat dhe mbetjet e ushqimeve nga dhëmbët ashtu siç vepron furça. Karotat stimulojnë qarkullimin e gjakut nw mishrat e dhëmbëve dhe duke qenë alkaline, balancojnë bakteret që formojnë acide dhe kavitete. Mineralet që janë tw pranishme te karotat vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.

Spastruese të trupit

Ndoshta nuk ju kishte shkuar ndërmend se karotat ju ndihmojnë të largoni helmet nga trupi. Kjo është e vërtetë! Karotat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Por ato zvogëlojnë dhe akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Parandalojnë plakjen

Nivelet e larta me beta karoten te karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, karotat ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave.

Parandalojnë goditjen në tru

Sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Harvardit, njerëzit që konsumojnë me shumë se gjashtë karota në javë kanë me pak gjasa të pësojnë hemorragji cerebrale, në krahasim me ata që konsumojnë pak ose aspak karota në muaj.