Kanceri i qafës së mitrës, si ta zbuloni dhe trajtoni në kohë

1197
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës (që në gjuhën e popullit quhet ena e fëmijës) dhe e lidh atë me vaginën.
Tumori zhvillohet atëherë kur këto qeliza të qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale e të pakontrolluar.
Çfarë është Pap-testi?
Pap-testi është një test i shpejtë e i thjeshtë për të parë qelizat qafës së mitrës tek gratë, është test shumë i rëndësishëm pasi bën të mundur kapjen shumë herët (kohë para, sipas specialistëve të fushës, këto ndryshime qelizore kapen 10 vjet para. Emrin e ka marrë nga mjeku që e zbuloi (Greko-Amerikani) Georgios Papanicoulau (1883-1962), i pari që vuri re këto ndryshime të qelizave të qafës së mitrës. Për nder të tij quhet testi i Papanicoulaut ose shkurt Pap-test, pasi është kjo metodë ngjyrimi që përdoret në laboratorët e Histopatologjisë për t’u zbuluar këto ndryshime qelizore jo normale nga mjekët histopatologë e citologë.
Ky ekzaminim Pap-test zbulon këto ndryshime qelizore pa u zhvilluar tumori në qafën e mitrës, e bën të mundur trajtimin në faza shumë të hershme të këtyre ndryshimeve qelizore e shmangien e kancerit rë qafës së mitrës tek gratë. Është i vetmi tumor në trupin e njeriut që mund të kapet kaq herët, e të parandalohet e të mos zhvillohet kanceri.
Është e rëndësishme që të gjitha gratë të bëjnë rregullisht Pap-testin. Rekomandimet janë që një femër 3 vjet pasi ka filluar jetën seksuale të fillojë të kryejë rregullisht Pap-testin.
Femrat e moshës 21-49 vjeç duhet të bëjnë të paktën 3 Pap-teste, e nëse këto Pap teste janë normale, atëherë rekomandohet që të bëhen çdo 3 vjet.
Femrat e moshës 50-60 vjeç rekomandohet t’i bëjnë çdo 3-5 vjet. Në rastet që është kryer rregullisht, mbi moshën 65 vjeç nuk rekomandohet.
Pap- testi është i thjeshtë, i shpejtë e pa dhimbje. Koha më e përshtatshme për kryerjen e etij është dita ndërmjet ditës së 10-të – 20-të të menstruacioneve të fundit.
Nuk do përgatitje të veçantë, vetëm se 2 ditë para gruaja nuk duhet të ketë marrëdhënie seksuale, shpëlarje dhe vendosje supostë e kremra vaginal (ditën e marrjes)
Çdo Pap-test konsultohet me citologun dhe gjinekologun. Jo çdo ndryshim që gjendet me Pap-test çon në tumor, Pap-testi zbulon dhe infeksionet e tjera gjinekologjike tek gratë. Asnjë grua nuk duhet të ketë frikë nga bërja e Pap-testit.
Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është HPV (Virusi i Papilomës njerëzore)
Transmetimi i HPV me rrugë seksuale
Gratë që rrezikojnë të preken më shumë nga kanceri i qafës së mitrës janë:
Fillim i jetës seksuale në moshë të re, para moshës 17 vjeç
Ka më shumë se një partner
Partneri ka më shumë se një partnere
Ka kaluar sëmundje të tjera SST
Ka trashëgimi familjare
Ka kaluar më parë një infeksion nga HPV
Pi duhan. Duhanpirja është rrezik i lartë tek femrat e sidomos ato HPV(+), për shfaqjen e kancerit në qafën e mitrës.
Shtatzënitë e tepërta
Sëmundje të tjera SST ose e prekur nga AIDS
Ka imunitet të ulët
Faktorë të tjerë si: ushqyerja dhe qëndrimi në ambient të pasur me elemente kimike (ambiente pune)
Shpeshtësia
Është kanceri më i shpeshtë tek femrat dhe takohet tek femrat rreth moshës 40 vjeç (në ndryshim nga kanceri i gjirit që rritet me rritjen e moshës së gruas) dhe është i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka vdekshmëri të lartë.
Kapja e kancerit ët qafës së mitrës bëhet në faza shumë të vonshme për ekzaminim. Propaganda e informimit është në nivel të ulët.
Në poliklinikën qendrore kryhen 4-5 raste në ditë, numri ëshët i ulët, atë që duhet. Ne kemi kapacitete të kryejmë 10 – 15 raste në ditë, që do të ishte edhe e pranueshme për shpeshtësinë që ka përhapja e tij.
Rastet paraqiten nga rrethet e ndryshme të vendit, si: Elbasani, Berati, Lushnja, si dhe nga veriu i vendit
Në vendin tonë zbulohen rreth 100 raste me kancer të qafës së mitrës e nga këto 50 % ose ½ e tyre në faza shumë të vonshme.
Në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë projekti për depistim masiv të grave e kryerjen e rregullt të Pap-testit, te gratë e moshës 18-30 vjeçe për të parë se në ç’nivel ndodhemi e çdo ekzaminim do të kryhet falas. Projekti pritet të fillojë në muajin mars të 2017 ku do marrin pjesë kapacitetet më të mira shëndetësore.
Për HPV + vaksina kundra HPV
Lythet gjenitale të shkaktuara nga HPV
Masat ndaj infeksioneve të shpeshta gjinekologjike tek gratë, të jenë trajnime më vete.
Disa statistika për kancerin e qafës së mitrës tek gratë
Në botë çdo vit diagnostikohen 500.000 gra e ½ e tyre vdesin. Çdo 2 minuta në botë vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.
Në Evropë çdo 18 minuta vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.
Në vendin tonë: Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë që haset tek gratë (por nga vdekshmëri shumë të lartë)
Rastet kanë ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëria është dyfishuar
Ndërgjegjësimi i grave është i ulët, duhet shumë punë nga personeli mjekësor e shoqëria për ndërgjegjësimin, e gratë të hedhin tutje turpin e të kujdesen për shëndetin e tyre , të shpëtojnë jetën. Kjo është moto e sotme për gratë.
Kanceri i qafës së mitrës tek gratë ka kosto të lartë, sociale, shoqërore, ekonomike.
Mosha e grave: janë në moshën më madhore të aktivitetit shoqëror
Puna, familja, fëmijët
Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës ka kosto të lartë, trajtimet mjekësore pavarësisht se shteti i trajton falas (po prapë së prapë ka kosto për familjen)
Vdekshmëri e lartë (nënë në moshën mbi 40-50 vjec) e aftë për punë, kosto familjare, dhimbja familjare, të gjitha të lidhura me nj-tj.
Çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj
Në çdo qendër shëndetësore 2017 duhet të ketë të vendosur postera e fletëpsalosje për sensibilizim të luftës kundra kancerit ët gjirit e qafës së mitrës tek gratë.
Ne sot rekomandojmë të kryejnë pap-testin gratë e shëndosha që nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor të sferës gjinekologjike etj (këto rekomandohen për Pap-teste nga mjekë përkatës)
Sepse kanceri i qafës së mitrës në faza të hershme nuk ka shenja kimike të dukshme që ta detyrojnë gruan të vizitohet. Ai (kanceri) zhvillohet në heshtje, e kur jep shenja të dukshme si hemoragji vaginale, dhimbje, enjtje etj. është fazë e vonshme.
Prandaj sot propaganda shëndetësore është që të kryejmë rregullisht Pap-testin për gratë e shëndosha, për zbulimin e trajtimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës te gratë. Ato të cilat nuk janë paciente, por të shëndosha.
Sigal