Kafeja kujt i bën mirë dhe sa duhet të pini

553
Sigal

Dozat e kafeinës së përditshme të pranueshme për organizmin janë të ndryshme nga njeriu në njeri

Një filxhan kafeje ka shumë substanca. Gjenden aty kripëra minerale, kalcium, magnez si dhe karbohidrate. Kafeja mbi të gjitha është një minierë antioksidantësh, të shkëlqyeshme kundra plakjes së qelizave. Kafeina ndërkaq shton përqendrimin, vigjilencën, ul ndjesinë e lodhjes dhe ndihmon të përmirësoheni në veprimtarinë tuaj të përditshme. Dozat e kafesë së përditshme të pranueshme për organizmin janë të ndryshme nga njeriu në njeri. Disave u krijon vështirësi në gjumin e natës. Secili duhet ta kuptojë vetë se sa kafe dhe mbi të gjitha, në cilën orë të ditës dëshiron ta pijë. Por ka disa kategori njerëzish që duhet vërtetë të bëjnë kujdes në konsumimin e saj. Për shembull, kush vuan nga tensioni i lartë nuk duhet të pijë më shumë se dy filxhanë kafeje në ditë, po ashtu edhe ata që vuajnë me probleme të zemrës. Njësoj duhet të veprojnë edhe gratë shtatzëna, një kafe në ditë, sidomos për mëngjes, do të ishte e mjaftueshme për to. Ndërsa personat që vuajnë me probleme të stomakut, duhet ta shmangin tërësisht pasi kafeja stimulon prodhimin e lëngjeve gastrite. Të tjerët që nuk kanë asnjë problem mund ta pinë siç thamë më lart, kur e shohin të nevojshme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf