Sigal

Me këtë maskë fytyra juaj do të marrë të gjitha vitaminat që i nevojiten, dhe mbi të gjitha nuk do ju duhet të paguani ekstra.

Mjaftojnë disa përbërës që i keni në shtëpi dhe lëkura juaj do të shkëlqejë.

Ka një sërë produktesh që njihen për vlerat e larta ushqyse, ndaj është quajtur thjesht me këtë emër. Ajo bëhet me kos i cili heq qelizat e vdekura, pastron poret dhe zbut lëkurën.

Me kakao që është i pasur me antioksidantë, mjaltë që është eliksiri i lëkurave të thata, limon i cili është i mrekullueshëm për njollat dhe pikat e zeza në fytyrë, ajkë qumështi dhe ¼ e bananes.

Hidhni nga një lugë nga të gjithë përbërësit, i përzieni mirë dhe pas 15 minutash mund të lani fytyrën për të parë rezultatet.

Nëse maska ju tepron, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni në ditët në vazhdim!