Sigal

Mënyra jonë e jetesës, orët e tëra para kompjuterit, tymi i duhanit dhe smogu janë disa ndër faktorët kryesorë të cilët dëmtojnë shikimin tonë.

Por nëse tregohemi të kujdesshëm dhe ndjekim një dietë ushqimore të shëndetshme sytë tanë do të jenë më pak të rrezikuar.

Sipas studimeve të ndryshme 10 ushqimet të cilat mbrojnë sytë tanë janë:

1-Karota

Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).

2-Spinaqi

Ai është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë dhe luteinën, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular.

3-Frutat

Kivi, portokalli dhe hidet (xinxifet) janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira të cilat dëmtojnë sytë tanë.

4-Soja

Ajo përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë tanë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misrit janë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.

5.-Hudhra dhe qepa

Të dyja këto janë ushqime shumë të mira për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfur, i cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

6-Kajsia

Ky frut është i pasur me vitaminë A, e cila mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.

7-Veza

Me përmbajtjen e lartë të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.

8-Salmoni dhe sardelet

Acidet yndyrore, Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin sepse janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili mbaron shikimin tonë .

9-Brokoli

Është një ndër perimet të cilat përmirësojnë shikimin tonë. Brokoli përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.

10-Çokollata e zezë

Përveçse e shijshme çokollata e zezë përmban flavonoide të cilat mbrojnë sytë.